Është një pyetje që rrallë ia bëjmë vetes: Hamë se kemi uri, apo thjesht nga mërzia apo për të kaluar kohën? Janë të shumtë ata që hanë për këtë arsye, duke shtuar kështu kilet e tepërta. Ja disa këshilla për të patur zakone të reja të të ngrënit:
1. Mbaj ditar. Shëno në një bllok se çfarë dhe sa ke ngrënë gjatë ditës.
2. Njih simptomat e dëshirës për të ngrënë. A përkojnë ato me mërzinë? Ekziston një orë e ditës kur je më i/e mërzitur?
3. Mundohu ta kuptosh se kur ke vërtet uri. Pyete veten: Në një shkallë nga njëshi te dhjeta, sa i/e uritur je? Nëse përgjigjja është 7 ose më shumë, ndoshta duhet të hash diçka. Përndryshe, duro derisa të arrish në pikën e urisë së vërtetë.
4. Kënaqu me aktivitete të tjera. Zbavitu me ndonjë shok ose shoqe.
5. Bëj një “kuti aktivitetesh”. Mbush një kuti me copa letrash, ku të kesh shkruar aktivitetet interesante që mund të zhvillosh dhe tërhiq një, rastësisht. Kjo duhet të të lehtësojë mërzinë dhe të largojë dëshirën për të ngrënë.
6. “Zëri” duart me ndonjë punë. Bëj thonjtë manikyr, qëndis ose shih internetin. Mund të bësh vetëm një aktivitet në një kohë.
7. Përqendrohu në atë që po bën. Zëre veten me punë, derisa të të marrë uria vërtet.
8. Dil shëtitje. Kjo do të të mbajë larg kuzhinës. Kur “skena” ndryshon, edhe uria duhet të largohet.
9. Evito blerjen e disa lloj ushqimeve. Identifiko ushqimet që i kërkon më shpesh në frigorifer e dollap dhe evito blerjen e tyre.
10. Mos mbaj ushqime në dhomën e gjumit. Ha vetëm në tavolinë dhe mos ha në këmbë shpejt e shpejt, se nuk merr vesh çfarë ha.
11. Zgjidh ushqime të ushqyeshme, që të japin ndjesinë e mbushjes, por që nuk kanë shumë kalori. Evito fast-foodet, patatinat, ushqimet e përpunuara.
12. Ha ndonjë gjë të vogël mes vakteve, që të mos kesh shumë uri kur vjen vakti i të ngrënit.
13. Ha selino ose shalqi. Ato kanë shumë ujë, pak kalori dhe mund të të shuajnë etjen. Mund të djegësh pothuajse të gjitha kaloritë që ka selinoja, vetëm duke e përtypur atë! Nga ana tjetër, sheqeri që përmban shalqini, është shumë i mirë dhe i shëndetshëm.
14. Pi një gotë me ujë ose çaj. Ai të mbush barkun dhe mund të të kënaqë për pak kohë.
15. Përtyp çamçakëz. Është freskues dhe me pak kalori. Mund të të pakësojë oreksin dhe të bën të djegësh nja dy kalori.