Ç
Eltion Puka ose siç njihet në art si 52 Oni rikthehet pas një mungese të gjatë në treg, me një këngë të vjetër të përpunuar dhe njëkohësisht edhe bashkëpunim me një këngëtare të re si Kristina Deda. “E vogël” titullohet kënga e re e 52 Onit dhe në këtë intervistë ai ka treguar edhe mungesën në treg duke pasur parasysh që krijimtaria e tij daton para shumë vitesh që kur merrte pjesë në festivale të ndryshme dhe madje edhe ka fituar çmime.
Fabjola Kuburi:- Eltion apo 52Oni, si do e realizojmë këtë intervistë?
52Oni (Eltion Puka):- Si 52Oni por herë pas here si Eltioni. (Buzëqesh)
– Më vjen mirë që të takoj për këtë intervistë… Çfarë po bëje përpara se të takoheshim bashkë?
– Edhe mua gjithashtu..Në studio po merrem me projektet e radhës të cilat nuk janë pak.
– Ajo që më shtyu të realizoj këtë intervistë është kënga jote më e re “E vogël” në bashkëpunim me një këngëtare të re por jo pak të talentuar, Kristina Dedën. Si erdhi kjo këngë, ti ke munguar për disa kohë në ekranet muzikore apo jo?
-Nga trendy i momentit që po perpunohen këngët e vjetra dhe ne menduam dhe realizuam këtë këngë. Pas një mungesë të gjatë dhe pas shumë kërkesave për të bashkëpunuar me shumë kolegë nuk mund ta anulloja këtë projekt super me kolegen e talentuar dhe të bukur si Kristina Deda.
– Si kanë ecur gjërat këto kohë për ty?
– Jo edhe aq mirë…!
– Tre gjëra të reja që të kanë ndodhur e që ia vlen t’i përmendim këtu tani?
– Një që u riktheva me një super këngë super bashkpunim, dy dhe tre s’ka.(Qesh)
– Një ndër këngët që sapo kanë dalë në treg e që të pëlqen edhe ty…
– Sa i përket këngëve shqiptare është një artist i ri Bago me këngën – Dul Lulija.. edhe “Çik e bukur”.
– Mendon se pasi ta kesh ezauruar këtë stil dhe këtë lloj muzike, do të vijë një ditë që do të duhet apo do të duash të ndryshosh stil?
– Mund të bëj bashkëpunime me këngëtarë të zhanreve të ndryshne ama stilin se ndërroj pasi ky është ai për të cilin më pëlqejnë dhe më duan njerëzit.
– Nëse bën një retrospektivë të viteve të para në karrierë, krahasuar me ato të tanishmet, si të duket gjithë ky rrugëtim?
– Uff sa i bukur dhe adrenalinë aq shumë punë edhe vështirësi.
– Cili ka qenë viti yt, ai kur ke patur ndikimin më të madh në muzikë?
– 2014 ka qenë njëvit shumë i ngarkuar dhe që mund të kem debutuar pa fund tek publiku.
– Një karrierë e mirë është e mundur vetëm nëpërmjet…
– Vullnetit dhe dashurisë së madhe për atë që bën.
– Di që je shumë i lidhur me vendlindjen tënde Pukën, madje shumë e dinë që ti ende jeton atje përfshirë dhe mua…
– Hahaha unë jam nga Puka kam lindur edhe rritur në Pukë, kam edhe mbiemrin Puka, kam familjen në Pukë edhe e dua shumë pasi ai vend më ka bërë ky që jam mund të them me plot bindje se nuk ka vend më të bukur në botë..
– Njeriu që është më i kënaqur me ty dhe me gjithë sa ti ke arritur deri tani…
– Të gjithë atoa që më duan edhe i dua por në veçanti prindërit…
– Një pyetje, ndoshta që do nervozojë shumë njerëz..A bëhet muzikë e vërtetë në ditët e sotme në Shqipëri?
– Ato që nervozohen janë ato që s’bëjnë muzikë. “Joooo, nuk bëhet muzikë” është refreni i tyre!
– Më shumë pendohesh që fole apo që nuk fole?
– Shpesh që nuk flas.
– Kënga që do të dëgjoje me zë të lartë gjatë një udhëtimi, vetëm, me adrenalinën në maksimum?
– Carmina Burana — O fortuna.
– Çfarë të pëlqen më shumë nga jeta që bën?
-Puna dhe koha që kaloj duke krijuar.
– Çfarë do të doje më tepër?
– Të rikthehet muzika, të bëhet art vërtet…
-Çfarë do të doje të zgjaste për gjithë jetën?
– Dashuria që kam për artin.
-Njerëzve u pëlqen të rrinë në shoqërinë tënde sepse…
– Mendoj se jam i thjeshtë dhe pozitiv.
-Nëse do të kishe një shkop magjik, çfarë do të kishe zgjedhur të ndryshoje?
– Shumë gjëra por në lidhje me artin shumë aq shum sa do na duhej ditë që ti them haha…
-Projektet në vazhdim, që do të kishe kënaqësinë t’i ndaje me ne?
– Kam disa por për një këngë solo kam të drejtë të them, të tjerat suprizë pasi janë në vijim edhe duhet pak kohë për t’i perfunduar dhe për të folur për to. Të shijojmë këtë projekt edhe të tjerat sipas kohës.
– Faleminderit për këtë intervistë…
– Faleminderit ju, ju përgëzoj për punën që bëni, suksese! Shpresoj që projektet e rradhës përsëri të jeni e para gazetë që më intervistoni!