Libertinizmi apo jeta e lirë seksuale është diçka që paragjykohet dhe shihet si tabu edhe në ditët tona. Bëhet fjalë për një çift që është i hapur, apo i lirë që të bëjë ç‘të dojë, pra të ketë edhe partnerë të tjerë. Dikur mendohej se në këtë fushë burrat bënin ligjin, ndërsa gratë ishin të detyruara t’u bënin qejfin që të mos prishej martesa e tyre, por sot kjo situatë ka ndryshuar. Lexoni më poshtë 4 klishe për libertinizmin dhe ku qëndron e vërteta…
1. Libertinizmi dhe shkëmbimi i çifteve janë e njëjta gjë
Së pari le të sqarojmë se çfarë është libertinizmi. Fjalë për fjalë është « një mënyrë të jetuari pa respektuar zakonet e mira të shoqërisë ». Kjo do të thotë se është para së gjithash një mënyrë jetesë që i përket gjithë llojeve të seksualitetit jashtë të ashtuquajturit çift klasik. Termi përfshin këtu çiftet treshe, katërshe, përzierjen (shumë çifte, nganjëherë me beqarë, që kanë marëdhënie seksuale në grup, por pa penetrim jashtë çiftit) dhe shkëmbimi, domethënë 2+2, ku partnereët shkëmbehen. Shkëmbimi i çifteve pra është vetëm një « degë » e libertinizmit.
2. Bëhet për të luftuar mërzinë
« Shkëmbimi më tundon, por i them vetes se, nëse kam nevojë për këtë për ta bërë më pikante lidhjen time, atëherë diçka nuk shkon në të », tregon Helena, 31 vjeç. Kjo është njëkohësisht e vërtetë dhe jo. « Libërtinizmi lejon të krijohet një hapësirë krijuese dhe të dalësh nga seksualiteti rutinë i shtëpisë, ai i të shtunës në darkë », saktëson një specialist, autor librash për libertinizmin. « Por kjo nuk i përket vetëm njërëzve që mërziten në çiftin e tyre dhe sidomos, jo çifteve, lidhja e të cilëve është e brishtë. Përkundrazi, duhet të jesh shumë i qëndrueshëm dhe të kesh një besim total tek tjetri për të evituar mëritë. Kjo mund t’i japë shtysë një çifti « të lodhur », por që duhet akoma. Përkundrazi, nëse lidhja ka probleme, kjo nuk rregullon asgjë, do të ishte i njëjti gabim si të bësh një fëmijë për të shpëtuar çiftin ».
3. Të shkëmbesh partnerët është të tradhëtosh.
Është një klishe që vazhdon të mbretërojë akoma. Kjo përshtypje e një tradhëtie të maskuar, është ajo që bezdis Kevinin, 24 vjeç : « Nuk jam nga ata që ndajnë partneren me të tjerë. Mund të jetë zbavitëse, por egoja ime nuk do ta duronte të shihja partneren time duke bërë qejf me një tjetër, do të më jepte përshtypjen se jam me brirë dhe për më tepër duke dhënë pëlqimin tim ». Edhe në këtë rast, nëse rregullat janë vënë nga të dy, libertinizmi mbetet një lojë. « Duhet parë si një lojë Monopoli », bën shaka specialisti ynë. « Qëllimi është ta bësh këtë në çift. Shkoni një herë të parë në një klub ku shkëmbehen çifte vetëm për të parë dhe, nëse kjo ju tundon, i fiksoni vetë kufijtë tuaj dhe, mbi të gjitha, i tregoni njëri-tjetrin çdo herë eksperiencën tuaj, për të qenë gjithë kohën dakord ». Nga ana tjetër, nëse ke thënë po një herë, nuk do të thotë se të jepet leja ta bësh për një kohë të pacaktuar. Edhe në një çift që praktikon këtë, nëse njëri nga dy partnerët rifillon prapa shpinës së tjetrit dhe, mbi të gjitha, pa të, atëherë kjo quhet tradhëti !
4. Është një praktike anarkike
Disa i shohin ende klubet e shkëmbimit të çifteve si bordello të maskuara. Por, kjo praktikë zhvillohet sipas disa rregullave të përcaktuara mirë dhe, nëse nuk zgjidhni një klub ku hyrja është 3 euro pas një stacioni treni, nuk ka kurrë asnjë presion, as detyrim për të bërë seks. Çdo vend ka rregullat e tij, por janë gjithmonë gratë që vendosin. “Kjo është rregulla e artë, këmbëngul specialisti. Janë femrat që drejtojnë gjithçka, që thonë po ose jo, burrat janë të tërhequr, ata bëjnë vetëm atë që u autorizohet të bëhet dhe çdo rrëshqitje kthehet menjëherë në rrugën e duhur. Nga ana tjetër, janë vende ku ka gjithmonë shumë njerëz dhe shumë roje, pra ka gjithmonë njerëz që të detyrojnë të respektosh rregullat. Kjo mbase krijon më shumë siguri sesa të jesh vetëm në një dhomë me dy ose tre persona të tjerë”.