Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
GSIIM në projektin e ri thotë ‘About love’ (Video)
Marsida Jukni: Të jesh në finalen e “TopModel International Marttini Project”
Mjekësi/Ndikon Ambliopia në sy?

Marsida Jukni: Të jesh në finalen e “TopModel International Marttini Project”

Marsida Jukni: Të jesh në finalen e “Top Model International Marttini Project”

Marsida është një vajzë nga Shkodra të cilënduket se i është dedikuar tërësisht modelingut. Pak ditë më parë në Bruksel ështëorganizuar “Top Model International Marttini Project 2018-2019” ku Marsida arriti deri në finalen e këtij konkursi e spektakli modelingu. Marsi tregon mëshumë rreth këtij eventi, organizatorëve, fotove të reja që ka realizuar dhe ëndrrëne saj për të ardhmen si një lidere të një agjensie modelingu!  

– Më trego për Marsin që ëndërrontë të ishte pjesë e një sfilate si një modele e vërtetë?

Advertisement

– Pasioni im që e vogël ka qenë televizioni, bota emodës e më pas, fotografia. Tërhiqesha prej tyre natyrshëm, shfrytëzoja çdomundësi që më jepej deri në momentin kur erdhi dita të prezantohesha në pasarelëne “Top Model International Marttini Project 2018-2019” një organizim i madh nëBruksel në hotel “Metropol”nën kujdesin e veçantë të zonjës Drita Martini, një zonjë e suksesshmedhe shumë e respektuar në fushën e artit të modës. Aty mbaja numrin 5 dhearrita të jem finaliste. Si hera e parë që marr pjesë në një kompeticion dhedola në finale mendoj e është goxha arritje. Njëkohësisht kam pasur mbështetjenedhe të menaxherit të TV “Syri Blue” në Zvicër Musa Sulejmani, televizion në tëcilin është edhe transmetuar ky spektakël. Nuk mund të lë pa përmendur edhesetin e fotove që kam realizuar me fotografen e këtij eventi Samia Belhadj ecila është një profesioniste e vërtetë, ajo bën art me fotot që realizon.

-More urime vlerësime nga miqtë?

– Mendoj se jam e bekuar që jam e rrethuar me miq të mirë që më vlerësojnë, më urojnë dhe më duan të mirën, ashtu siç mund të kem edhe kundërshtarë dhe konkurrentë që edhe ata kanë pozitivitetin e tyre sepse më bëjnë të ecë përpara.

– Ndoshta për një njeri të thjeshtë veshja është thjesht veshje. Për një modele, ç’mund të jetë?

– Nëse për dikë tjetër është thjesht veshje, për një modele është shumë më tepër, është paraqitja e saj, shpalosja e karakterit, sepse pjesa më e madhe e vlerësimit vjen nga prezantimi që ti bën dhe veshja që përdor. Është shumë e rëndësishme të ndjehesh komod e njëkohësisht vetvetja, me atë që vesh.

– Një modele ndjen emocione në ecje, në lëvizjen e trupit, në vështrim?

– Është një ndërthurrje. Shumë modele mund ta ëndërroninpjesëmarrjen në atë event modelingu mjaft prestigjoz si ky që unë isha pjesëdhe jam vërtet shumë e lumtur. Të kërkosh nga jeta është vetëm fillimi i njërruge të gjatë, ndaj vazhdoj të ëndërroj për më tepër. Kur diçka e dëshiron meshpirt, mund ta arrish.

– A mund të përshkruhen emocionet e asaj dite kur ecje në pasarelën e “Top Model International Marttini Project??

-Të jem e sinqertë emocionet ishin të papërshkrueshme, momenti kur unë nisa sfilatën ishte momenti më i bukur, kam ndjerë vetëm lumturi.

– Dëshira që mbeten në sirtarë, tani për tani…

– Të vazhdoj të merrem me modeling ,të ecë përpara dhe pse jo edhe në pasarelat botërore.

– Marsi e viteve më pas…

– Marsi pas disa vjetësh e imagjinoj një femër shumë tëpërgatitur, lidere mbase e një agjencie modelingu. (Qesh) Kur diçka e ëndërrondhe e dëshiron vërtet, është vetëm puna ajo që të afron me realizimin. Nësepunon për atë që ëndërron dhe ia arrin, më pas do të kesh një ëndërr tjetër,sfidë tjetër. Kështu është jeta, një zinxhir që të lidh pas ëndrrave dhe nëfund ndihesh e plotësuar.

– Në fund ke diçka për të shtuar?

– Dua të falënderoj zonjën Drita Martini e Top Model MarttiniProject e cila më ka lënë një ndjesi shumë të madhe mirënjohjeje për mirësinëdhe pozitivitetin që solli tek unë, televizionin “Syri Blue” në Zvicër  veçanërisht Musa Sulejmanin për suportin nëtelevizion. Faleminderit

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

GSIIM në projektin e ri thotë ‘About love’ (Video)

Next Post

Mjekësi/Ndikon Ambliopia në sy?

Advertisement