Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Edona Bujari thotë 'Jena të ri' (Video)
Juria i skualifikon këngën Aurel Thëllimit; Fansat “masakrojnë” me komente festivalin!
Blerina Matraku: Rezistenca është forcë

Juria i skualifikon këngën Aurel Thëllimit; Fansat “masakrojnë” me komente festivalin!

Aurel Thëllimi është nga ata këngëtarë që muzika shqiptare është me fat që e ka. Në festivalin e fundvitit në RTSH ai u prezantua me një këngë  me titull “Të dua ty”, një këngë e jashtëzakonshme të cilën publiku e mirëpriti aq ngrohtë sa edhe e vlerësonin këngëtarin për prurjen aq të realizuar. Por, ashtu siç ndodh rëndom në kompeticione të tilla, ndodhi e papritura, kënga e Aurelit u skualifikua nga juria dhe nuk kaloi në finale, mbrëmjen e së shtunës. Aureli e ka shprehur zhgënjimin e tij edhe në rrjetet sociale, madje në facebook ai ka shkruar disa rreshta, ku tregon haptazi edhe mërinë që ka ndaj jurisë që sipas Thëllimit janë thjesht disa persona që japin mësim sesi duhet të jetë muzika. Ja çfarë ka shkruar Thëllimi konkretisht:

“…Dhe kur jeta te perball me te vertetat ku jeton, ti qesh hesht dhe mendohesh,,, gjithmone ne mendje vertitet e njejta pyetje perse keshtu?Une vazhdoj ngrihem lart e shoh poshte e them po une pse jam kaq lart i vetem apo ngaqe di te jetoj te dua te jap dashuri, dhe prap i lenduar qesh dhe them te dua ty… Ju dua te gjitheve ju qe sot me keni dhene emocione duke me uruar per kengen, ajo nuk eshte sot ne naten finale pasi keshtu mendoi juria prej pak personash te cilet japin dhe mesim ne shkolle si duhet te jete muzika 😊😊😊intonacioni,tonaliteti,kulminacioni apo percjellin kulture me menyren si flasin mbi vlerat e artit dhe te individit qe ben art…Kenga do vazhdoje te jete ne kanalin e Youtube por ata s’do te jene me anetare jurie,,, ju perqafoj secilin prej jush duke ju thene dhe nje here Ju Duaaaaaa”

Advertisement

Ata që kanë reaguar më shumë janë ndjekësit e festivalit dhe të Aurelit, të cilët gjatë gjithë kohës e shihnin si pretendent për çmim këngën e tij, jo më të mos kalonte në finale.Komentet e tyre në youtube tregojnë se janë zhgënjyer shumë nga ky festival duke e quajtur edhe festival kompormisesh.

 Një nga blogerët e Eurovizionit i cili e konsideroi zërin e Thëllimit si një instrument duke u mrekulluar nga kjo këngë.

Gjithashtu kjo këngë kishte tregues klikimet në youtube që premtonin shumë për këngën “Të dua ty” klikime të cilat janë lënë në hije nga juria.

Kjo këngë u vlerësua nga juria e gazetarëve në netët e festivalit por u ndëshkua nga juria e festivalit të cilën vendosën që kjo këngë mos kalojë në finale, aq sa edhe orchestra e festivalit reagoi kur mësoi këtë fakt. Pas gjithë këtyre indicieve, ka vetëm një pyetje që ende nuk ka një përgjigje: Si ka mundësi që kjo këngë nuk arriti në finale, ndërkohë që kishte një mbështetje të madhe profesionale, nga publiku por edhe nga jashtë vendit???!!!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Edona Bujari thotë 'Jena të ri' (Video)

Next Post

Blerina Matraku: Rezistenca është forcë

Advertisement