Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Talent Show për shqiptarët e vegjël në Londër

Tashmë mjeti më i mirë dhe më efikas për të shpalosur talentin në shumë fusha, por sidoemos në atë të aktrimit, këngës apo vallëzimit është televizioni. Alb UK Shqip prej disa kohësh po e bënë këtë me sukses në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm me programet e tij me nivel dhe shumë të ndjekura nga publiku, por edhe si sponsor i vetēm në edicionin e parë të Talent Show për fëmijë këtu në Londër. Ky shou i cili do të hapë siparin e finales të shtunën që vjen  në adresën 24 Haverstock Hill. Chalk Farm. London NW3 2BQ i jep një vlerë më shumë ruajtjes së gjuhës mëmë pasi kemi të bëjmë me një performancë në gjuhën shqipe. Promovimi i këtij shou shërben në mënyrë pozitive  për faktin se është një skenë e bukur ku fēmijët tanë, të lindur në Mbretërinë e Bashkuar, do të gjejnë një shteg ku ndoshta  edhe do t’i çojë atje ku talenti i tyre e ka përparësinë. Një shans për të treguar apo për të kënaqur veten. Të dalësh nga skena e shtëpisë për t’u paraqitur në atë publiken nuk është e thjeshtë edhe se fëmija ka spontanitetin të pafajshëm. Ndaj i urojmë suksese dhe fillim të mbarë këtij eventi në Londër ,stafit nismëtarë ideues të eventit me zonjave Juliana Shalla, Edita Krasniqi dhe Mersina Veneti duke mbydh me një shprehje motivuese:  Idea e re dhe talenti ka gjithmonë nevojë për mbështetje mos ia kurseni asnjëherë atë.

 Anila Kadija  gazetare nga Londra .

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“ILLYRIAN EAGLES ”-SHQIPONJAT ILIRIANE shtegtojnë në bashkimin e shqiptarëve kudo në botë

Next Post

Mjekësi/Problemet me kokën, m’i japin sytë?

Advertisement