Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gjon Karrica: Njeriu që thyen tabutë!

Njihet si një nga emrat më unik të skenës shqiptare për shkak të projekteve që i bën. Nuk është aspak komercial ndërkohë që muzika e tij pëlqehet shumë sepse po thyen tabu të shumta në mentalitetin shqiptarë. Pas disa bashkëpunimeve të cilat shpërthyen në publikun shqiptarë, Gjon Karrica ka vendosur që të rikthehet përsëri në qendër të vëmendjes me një projekt të cilin e ka titulluar ‘Ku*va’ ndërsa e gjithë fabula zhvillohet nga një ngjarje e vërtetë sipas këngëtarit. Ai në këtë intervistë zbulon më shumë për këngën, bashkëpunëtorët dhe sëmundjen të cilën e ka brengën më të madhe në jetë!

Fabjola Kuburi:- Je rikthyer me një projekt të ri që then tabu, pse ky titull e pse pikërisht kjo këngë tani

Gjon Karrica:- Sepse ky jam unë. Nuk mund t’i ikë formatit tim, stilit që më karakterizon dhe nuk mund të sjellë diçka të zakonshme, që është parë. Unë, kam shtjelluar një temë të ndjeshme. Titulli e përcjellë mirë dhe në mënyrë krejt transparente fabulën e këngës, që është reale.

Advertisement

– Cili ishte qëllimi që doje të arrije me këtë këngë?

– Më pëlqen që pyet për qëllimin, pasi asnjëra nga këngët e mija të deritanishme nuk ka ardhur pa një arsye e qëllim. Këtë herë kam dashur të prek një çështje shumë të hasur, por për të cilën nuk flitet hapur. Pse të mos flasim hapur për gabimet tona, të njerëzve përrreth?

A ka ndonjë femër të tillë në jetën e Gjonit?

– Ka pasur.  Të tilla ka kudo, me vite veçse po shtohen.

Të pëlqejnë femrat aventuriere apo ato më serioze?

– Mua më pëlqejnë të gjitha. Njerëzit janë të lirë të bëjnë çfarë të duan e si të duan me jetën dhe trupin e tyre. Nuk më pëlqen vetëm kur disa bëhen të përdalë në shpirt. Për seriozet s’di çka të them, nganjëherë më duken “thëngjij të mbuluar”.

Po Gjoni si është në këtë rast..?

-Si Gjoni.

Kush janë bashkëpuntorët e këngës dhe ku e ke xhiruar klipin?

– Tekstin e kam shkruar unë, frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, muzika dhe videoklipi mbajnë vulën e Anton Nue.

-Cilat janë komentet e njërëzve të tu më të afërt dhe miqve që të rrethojnë pas çdo bombe që plas në treg?

– Me miqtë i diskutoj idete dhe projektet që më parë, që do të thotë se ata e kanë më të lehtë ti pranojnë, sepse i mësojne gjërat hap pas hapi. Në fillim shokohen, e pastaj dashurohen me idenë. Reagimet e familjarevë janë të ndryshme, varet nga perceptimi individual.

-Pse mendon se shesin kaq shumë çdo gjë që ka lidhje me seksin?

-Unë nuk këndoj e nuk flas veç për seks dhe nuk e di pse ka mbetur kjo vulë. Nuk kam tentuar ndonjëherë të shesë përmes temave të tilla, por media i ka trajtuar e hiperbollizuar me shumë.

– Ke patur ndonjë ftesë për të interpretuar në filma erotikë?

Kam disa miq qe punojne ne industrine e filameve erotik, por kurre dhe asnjehere s’kam menduar qe te jem pjese, sepse nuk jam une aq shume i seksit e erotikes, aq me pak ta kem pune kete gje.

-Me fabulat e këngëve ke kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin! Nga “Sex toy”, në  “E dua një virgjëreshë” dhe tani vjen me “Ku*va”? Pse kjo zgjedhje?

– Une përcjell dhe trajtoj ato që i shoh si me interes, si aktuale në shoqërinë tonë.

 

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dr. Ersida Calja këshillon: Rëndësia e implanteve dhe kujdesi që duhet treguar pas vënies!

Next Post

Devis Muka: Ia kam zili politikës...!

Advertisement