Një këngë ritmike verore e finalizuar edhe me videoklip vjen këtë herë nga këngëtarja e mirënjohur Lule Bajra e cila nuk din të ndalet me projektet e saja krahas angazhimeve të shumta muzikore që ka në koncerte e ahengje të ndryshme familjare. Me këtë projekt Lulja finalizon kështu sezonin e verës duke derdhur kështu gjithë energjinë e saj dhe potencialin muzikorë për të dërguar deri tek veshi i publikut këngën e bukur shqipe. Këtë herë ajo vërtetë ka goditur pasiqë kënga ka vija shumë të bukura melodike që ja vlenë të dëgjoni…
Advertisement