Një këngë mjaft e bukur që nga teksti e deri te muzika do të vijë shumë shpejt nga artsti i njohur Argjend Lloga. Këngëtari pak ditë më parë ka qenë në Shqipëri ku ka xhiruar klipin e kësaj këngë me Dart Channel, ku Dorina Plaku është edhe producente dhe menaxhere për reklamimin e videos nga kjo kompani. Kënga do të titullohet “E bukura shqiptari” dhe pritet të dalë në pjesën e parë të muajit shtator, ndërsa muzika është krijuar nga Gjin Doda, dhe ndjekësit e Argjendit janë tashmë në pritje të këtij projekti të bukur muzikor.
Advertisement