Ertila Koka është nga këngëtaret më zërin më melodioz dhe të gjithashtu me një imazh të kuruar deri në detaj me trendet më të fundit, sa i përket prezatimit të saj në klipet që sjell. “E asaj” titullohet klipi më i ri i Ertilës, një mini klip i këndshëm që e sjell Ertilën me shkëlqimin më të mirë të mundshëm. Se pse e ka titulluar kështu këtë këngë, sa kohë i është dashur ta realizojë e ta sjellë në formën përfundimtare e shumë gjëra të tjera, Ertila na i tregon në këtë intervistë.
Fabjola Kuburi:-Ertila, vjen me një klip të ri në këtë verë të nxehtë, me titull “E asaj”. Çfarë është e asaj, Ertilë?
Ertila Koka – Kënga flet për dashurinë e pakthyer. Ka qenë ide e tekstshkruesit, Petro Xhori dhe kështu erdhi “E asaj”.
– Si erdhi kjo këngë? Sa kohë ka që e përgatit? A doli gjithçka ashtu siç e kishe menduar?
– Kjo këngë ka nisur që në prill. Kam punuar në detaj, në çdo gjë, dhe jam shumë e kënaqur me rezultatin.
– A ka Ertila shumë teka gjatë xhirimeve?
– Jo, thjesht Ertila i do gjërat të realizuara në përpikëri dhe mundohet të realizojë gjërat në perfeksion. E dua perfeksionin.
– Cilin zhanër muzikor nuk ke provuar ende ta këndosh?
– Tallavanë.
– Kaq shumë sa po rritet fama jote, ku synon të arrish?
– Jetës asnjëherë nuk i dihet, dhe nuk bëj plane. Ëndrrat janë të mëdha, dhe uroj të realizohen një ditë. Si çdo artiste, dëshira është për skenën ndërkombëtare.
– Dëshira më e madhe që ke për momentin?
– Për momentin, jam e lumtur, pasi kënga “E Asaj” po ecën shumë mirë, dhe kam marrë pafund komente pozitive. Kam dëshirë të arrij në kohë të realizoj sa më shpejt projektin e rradhës.
– Gjëja që nuk e duron dot?
– Njerëzit me dy fytyra.
– Thashethemi më i madh që ke dëgjuar për veten?
– Që jam vajza e Nertila Kokës, gjë e cila nuk është e vërtetë.
– Profesioni i dytë që do ta bëje me shumë dëshirë?
– Aktrimi më ka pëlqyer gjithmonë, dhe nëse do më jepej ndonjë rol i bukur në ndonjë film, do e pranoja.
– Zgjohesh në mëngjes, del para pasqyrës dhe i thua vetes “Ertila…
– …sot është ditë e bukur, e re. Jetoje!”
– Është më mirë të fitosh një llotari apo një festival (konkurs muzikor)? Pse?
– Mirë do ishte t’i fitoje të dyja, ama jam më shumë për çmimin e konkursit, pasi fitimi i lotarisë do mbarojë një ditë, ndërsa çmimi i konkursit nuk mund të blehet, dhe do e kesh gjithmonë në CV.
– Të është ngulitur ndonjëherë ndonjë gjë në mendje, që pastaj të është kthyer në fiksim dhe mezi e ke hequr?
– Jo, pasi nuk jam tip i tillë, i bëj gjërat me terezi dhe arrij rezultat gjithmonë.
– Mban hajmali me vete?
– Po, mbaj.
– Cilat janë në kompleks gjërat që të bëjnë të lumtur?
– Familja dhe qetësia shpirtërore.
– Sa e lehtë është të vish ndryshe dhe të dish të qëndrosh në kaosin që mbizotëron sot në muzikë?
– S’është aspak e lehtë, përkundrazi është shumë e vështirë. Gjithsesi, mendoj që vokali i ëmbël, zgjedhja me kujdes e materialit muzikor dhe finesa në realizimin e veshjeve dhe videoklipit, më kanë bërë të jem ndryshe dhe të mos kem ngjashmëri me ndonjë artiste tjetër.
– Me cilët nga kolegët artistë i ke marrëdhëniet më të ngushta?
– Në përgjithësi, i kam marrëdhëniet shumë të mira me kolegët, dhe kjo vihet re tek mbështetja që më kanë bërë kur doli videoklipi. Më respektojnë dhe më duan, siç i dua dhe unë ata.
– Ka ndonjë me të cilën nuk flet?
– No comment.
– Me cilën nuk do të ngurroje të bëje një duet?
– Ndoshta me Eranda Libohovën, duke qenë se është e ëmbël në vokal.
-Çfarë ka së shpejti nga Ertila?
– Po shijoj suksesin e “E asaj” njëherë dhe shumë shpejt sigurisht do vij me projekte të reja të cilat përsëri do punon me shumë kujdes dhe do jenë të realizuara maksimalisht. Ju do Ertila!
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!