Ka ardhur disa ditë për pushime në vendlindjenbe tij në Pejën e bukur dhe si duket po ekalon për mrekulli. E kemi fjalën për artistin Avni Hadërgjonaj, i cili shihet se mes shumë miqve dhe familjarëve që po i takon ka takuar edhe producentin e njohur Nurtel, ku ka postuar një foto me të duke na lënë të kuptojmë se pse është takuar. Ndoshta ata të dy po gatuajnë ndonjë këngë që pritet të vijë si projekt muzikor më i ri i këngëtarit, pasi ka pak kohë që ai nuk ka sjellë ndonjë këngë, e nga ata të dy Avniu dhe Nurteli duhet tashmë të presim një hit të bukur shqiptar.
Advertisement