Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Amarda: Ia kam gjetur telat…!

Fabjola Kuburi:- Amarda, me ardhjen e stinës së nxehtë solle edhe ti verën me projektet dhe klipet e tua. Më trego pak më shumë për klipin e sapopublikuar “Kavalieri” që është një bashkëpunim me Ratin apo jo?

Amarda Arkaxhiu:-Është një këngë që është pëlqyer shumë për të qenë e sinqertë. Gjithmonë kemi dashur që të bëjmë një bashkëpunim me Ratin, por si duket tani ishte koha e duhur. (Buzëqesh) Kjo këngë e shoqëruar me klip e titulluar “Kavalieri” me tekst dhe muzikë të Gëzim Mnerit , masterizim të Marenglen Bojës, imazhi im u kurua nga Studio Gresa dhe veshjet nga Anisa Collection. Një klip i Max Production me  xhirime të realizuara tek Kalaja e Elbasanit disa dhe disa të tjera në Tiranë.

Advertisement

-Ndërkohë, ke përfunduar një tjetër bashkëpunim me Ledi Vokshin, me titull “Dashnia është lezeti”, si u gjetët me Ledin dhe kur del ky bashkëpunim?

– Me Ledin, jetojmë të dyja në SHBA dhe duke qenë se kemi edhe miqësi me njëra-tjetrën, më ftoi ajo për të realizuar këtë bashkëpunim. Pra, jam e ftuar e Ledit këtë herë. Kënga është inçizuar në studio më të mëdha të Neë York-ut, ku ka incizuar edhe Maraja Kerri tre albume në ato studio, të dyja jemi munduar të sjellim diçka të bukur, video është realizuar në Amerikë  muzikën e ka bërë Joni Banushi, veshjet janë të gjitha përzgjedhja dhe merita jonë. Tani,  presim të dalë klipi shpejt, një klip mjaft interesant dhe që jam e sigurtë që do pëlqehet!

-E kishe menduar ndonjëherë që do rregjistroje në të njëjtat studio të yjeve botërore si Maraja Kerri?

– Të them të vërtetën jo deri këtu, po kam qenë gjithmonë kërkuese për më të mirën. Fat i madh që unë rregjistroj vokalin tim aty ku e kanë rregjistruar këngëtarët më në zë në botë.

– Në tregun muzikor është e lehtë të hysh, por e vështirë të qëndrosh. Ti si arrite të qëndrosh madje të bëhesh një nga këngëtaret më të dashura për pulikun?

– Nëse dikush kërkon, gjen dhe servir atë çka do populli, besoj se ia arrin qëllimit të mbetet në këtë treg. Në të kundërt, je i dështuar akoma pa filluar. (Qesh) Unë arrita të zë vend në zemrat e publikut!I kam gjetur telat!

– Vihet re se ti zgjedh tekste pikante, me tema shumë pranë njerëzve të thjeshtë, pse kjo zgjedhje?

– Për mua, një tekst i bukur ka shumë rëndësi, sepse kënga popullore ka lindur nga gojëdhënat e popullit dhe nga shprehjet e kthyera në shkrime, ngjarje, histori. Një tekst i bukur është shumë i rëndësishëm sepse është ai që e tregon historinë, fabulën për të cilën këndoj.

– Para disa vitesh, në mos gaboj,  fitove çmimin e tretë në Festivalin e Dhjetorit dhe që atëherë nuk të kemi parë në festivale. E ke lënë me kaq përsa u përket festivaleve?

– Jo, kurrë mos thuaj kurrë, thonë. Pavarësisht faktit që kam kënduar më shumë këngë popullore, kjo nuk do të thotë se e kam mbyllur me muzikën e lehtë. Duke qenë se tregu shqiptar e imponon komercialitetin (këtë duan dhe unë këtë u jap) e shoh që suksesin e gjej te popullorja, edhe pse e ndjej veten po aq mirë tek e lehta.

– Ti je nga këngëtarët më të kërkuara në gëzimet familjare kudo në Shqipëri. Do të këndosh në shumë dasma këtë verë?

– Si çdo verë, dasma pa fund, kërkësa pa fund, unë jam një, kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreq!(Buzëqesh)

– Ti ke një  tatuazh, figurën e një maceje… Ndodh t’i nxjerrësh shpesh thonjtë si macja?

– Në rastet kur më prekin aty ku s’duhet po, për shembull në personalitetin tim.

– Kur të është dashur t’i nxjerrësh thonjtë për herë të fundit?

– Jo, s’kam patur ndonjë rast, ndoshta sepse shohin tatuazhin dhe ikin! (Qesh) Kur më duhet të gërvisht, e bëj me fjalë e jo me thonj.

– Cila është filozofia jote për jetën?

– Kam qëllime të mira për jetën, për veten, familjen, publikun.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Orgesa Zaimi: E kisha hajmali...!

Next Post

Algiona Aga: I fitova nga “Portokallia”...!

Advertisement