Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Algiona Aga: I fitova nga “Portokallia”…!

 

 

Është një nga aktoret më të reja në skenën shqiptare por nga më të dashurat. Me buzëqeshjen dhe komunikimin me publikun ajo përcjell vetëm energji pozitive. Algiona Aga, vjen në këtë intervistë, për të na folur rreth eksperiencës së saj në skënën e teatrit, në shfaqjen më të fundit “A vdiq ai”, marrëdhënia me aktorët e kastit, eksperienca në “Portokalli” dhe nëse do jetë përsëri në sezonin e ri e shumë e shumë dimensione të tjera të para nga syri i një aktoreje të talentuar!

Advertisement

 

Fabjola Kuburi:- Algiona, aktore e talentuar, e bukur, e qeshur, e dije që do bëheshe aktore që e vogël?

Algiona Aga:- Të falënderoj për fjalët e mira dhe për këtë intervistë. Nuk mbaj mend të kem shprehur asnjë dëshirë tjetër përveç aktrimit. Normalisht s’e kam ditur këtë fjalë tamam, por kam thënë gjithë kohës, “dua të recitoj në skenë”.(Buzëqesh)

– E mendoje ndonjëherë që do prekje skenat e teatrit?

– Jam rritur me këtë ëndërr, që kur shkoja në teatër për të parë shfaqje, imagjinata me çonte gjithmonë, sikur të isha unë aty. Ëndrra u bë më e prekshme sapo fitova konkursin në Universitetin e Arteve.

– Cili është roli më i dashur për ty, nga ato që ke realizuar deri sot?

– Do veçoja dy role për arsye të ndryshme. Një ndër rolet që e dashuroj për vështirësinë që ka, për punën e madhe që duhej me të, për nxjerrjen e një ane tjetër të karakterit tim dhe që fal atij rolit më janë hapur dyer të tjera është Antonia tek “Çifti i shyqer”. Më ka ndihmuar shumë të rritem profesionalisht ai rol dhe falënderoj kolegun dhe mbi te gjitha mikun tim Gjergj Mena për mundësinë dhe punën. I dyti është ” Punëtorja 9 ” tek shfaqja “Made in Albania” nga Altin Basha që e falënderoj që më bëri pjesë të shfaqjes së tij dhe të Portokallisë. Këtë e veçoj sepse ka qenë shfaqja ime e pareë në një skenë të madhe, me aktorë të mëdhenj pranë vetes si Zyliha Miloti, Lyftar Paja që më kanë dhuruar dashuri pa kufi, eksperiencë dhe për gjithë aktorët që kemi qenë kast shumë i mirë. Kam mësuar shumë nga të gjithë.

– Çfarë ke marrë nga “Portokallia” si pjesë e saj?

– Një sezon kam qenë me kohë të plot ndeërsa këteë sezon kam qenë vetëm e ftuar shpesh here por  jo çdo javë. Një ndër eksperiencat më të mira. Kam marrë shkathtësinë në televizion pasi “Portokallia” ka një proçes që nuk e ka teatri, është një vrull amerikan, (qesh) miq të rinj dhe popullaritetin.

– Do jesh përsëri në sezonin tjetër apo ende nuk mund te thuhet asgje me siguri?

– Për momentin është hereët për teë folur për sezonin e ri. Besoj në shtator do kem një përgjigje konkrete për këtë gjë.

– Të ka prekur kjo zallamahia e teatrit? Cili mendon se do ishte vendimi i duhur?

– Është e pashmangshme që të mos jem e prekur. Janë dy godina që i dua shumë, kam lidhje shpirtërore me to, dhe jo vetem unë apo aktorët, por dhe  publiku që vjen dha na sheh e na ndjek. U bëftë më e mira.

Algi, pak ditë më parë, u vu skenë pjesën komike “A është ai?” për të cilën është folur shumë në shtyp por edhe në rrjete sociale ku dhe ti je pjese e saj. Thuhet se kjo pjesë do të rikthehet në skenë, ne shtator sepse publiku e ka pëlqyer dhe kërkuar. E vërtetë?

– Po, është e vërtetë. Shfaqja ” A vdiq ai? “u prit mjaft mirë dhe ne do rikthehemi në shtator me shpresën për akoma dhe më mirë. Këto dy shfaqjet shërbyen vetëm për një start.

– Si u gjete ti në këtë pjesë?

– Ishte dhënë një njoftim për audicione. Unë aplikova dhe kështu u gjenda aty.

Ajo që të goditi sapo të thanë që do kesh një rol në të…!

– Andis Gjoni është një regjisor që ka punuar jashtë dhe ka një eksperiencë ndryshe nga ne. Padiskutim dhe kasti ishte i jashtëzakonshëm!

– Çfarë ka qenë impresionuese në punën me aktorët më të mirë të teatrit e komedisë si Gent Zenelaj,Sokol Angjeli, Suela Konjari e të tjerë në këtë pjesë?

– Të tre janë kaq të veçantë dhe kam kaq shumë dashuri për ta. Që ata janë aktorë të shkëlqyer kjo është diçka që nuk diskutohet më por që të jesh aktor i mirë duhet në rradhë të pare të jesh njeri i mirë. Unë besoj shumë në këtë gjë. Është energjia që ti përcjell tek publiku. Në çdo provë që bënim, Gentit i thoja gjithmonë ” Më ke shtuar 2 vite jetë nga të qeshurat” . Ai njeri është i jashtëzakonshëm, me energji të pashtershme, me humor në çdo sekond të ditës dhe spontanitet të frikshëm. “Babushi” si i thërras Sokol Angjelit, mezi prisja momentet kur kisha pushim për të shkëmbyer bisedat e mrekullueshme me të. Suela Konjari, një puthje në ballë nga ajo, ikte çdo lodhje dhe mërzitje. Që të ishin aq human, aq të njerëzishëm, për mua është impresionuese.

– Sa krijues mund të jetë aktori/ja brenda limiteve të tij/saj?

– Pafund. Është një dimension i pashtershëm.

– Më mirë spektatore apo aktore e jetës?

– Absolutisht aktore. Unë e bëj fatin tim.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Amarda: Ia kam gjetur telat…!

Next Post

Nerilda Meda: Një Botëror plot surpriza!

Advertisement