Është një nga këngëtaret që ka marrë ndoshta më shumë klikime me këngën “E kam pas” edhe pse kaq kaq kohë e publikuar. Sabina Dana, tashmë e martuar dhe nënë e një vajze të vogël Dahlin, ka menduar të shkëputet paksa nga muzika për t’u rikthyer pas sezonit të verës. Duket se pushimet i ka nisur shumë herët ketë vit, duke qenë se ajo aktualisht është në Turqi në një nga resortet më të mira atje. Këtë udhëtim këngëtarja e ka dhuratë për ditëlindje nga bashkëshorti i saj Enea, të cilin ajo nuk harron ta falendërojë në çdo postim për dashurinë dhe gjithçka që i ka dhuruar ai. Në 9 qershor, ajo u zgjua me pamje të jashtëzakonshme nga dritarja e hotelit ku qëndron dhe gjithçka ia dedikoi atij, që siç shprehet ajo “I ka zbukuruar jetën”, bashkëshortit të saj!