Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Njihuni me luanin shqiptarë që ‘tund’ arenat e botës, “Nuk e kam ndërmend të ndalem’

Boksi njihet tashmë si sporti ku shqiptarët e gjejnë veten më së miri, kampionë të shumtë të këtij sporti luftarak kanë dalë në të kaluarën, e të tjerët vazhdojnë të korrin suksese edhe sot. Njëri prej tyre është edhe shqiptari nga Tërnoci i Luginës, Shefat Isufi, i cili po bën karrierë në Gjermani. Ai është kampion Europe në versionet IBF dhe WBA, por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. E ka nisur karrierën në moshën të re në Tërnoc, vendin ku u lind. Në boksin amator zhvilloi shumë meçe, duke dominuar absolutisht në trojet shqiptare në kategorinë gjysmë të rëndë, deri 79 kilogramë. Më pas, karrierën vendosi ta vazhdojë në Gjermani, ku tash e disa vite po rradhit sukseset e shumta.

Sa kohë ka që meresh me këtë sport dhe sa i kënaqur je me veten?

Me këtë sport merrem qe 19 vite dhe jam i kënaqur shumë por do të vazhdojë edhe më tutje që të jem edhe më i kënaqur.

Advertisement

Kë ke pasur inspirim para se të niesh të meresh me këtë sport?

Inspirimi im ishte vet prindi im por gjithashtu ishte edhe dëshira ime e madhe të merrem me këtë sport.

A ka pasur momente kur i ke thënë vetes ‘stop’ nuk do të vazhdoj më tej?

Kam pasur momente të vështira gjatë karrierës por asnjëherë ‘STOP’ nuk i kam thënë vetës.

Cilat janë sfidat me të cilat je përballur gjatë gjithë kësaj kohe?

Sfida kam pasur shumë por vlenë të përmenden sukseset e mia si WBA dhe IBF kampion i Europës si dhe ëBO interkontinental në kategorinë e mesme ku dhe jam numër 5 i renditur në ranglistën botërore.

Humbjet dhe fitoret?

Gjithësejt kam 31 ndeshje ku prej tyre janë 26 fitore (20 KO), 3 humbje dhe 2 barazime.

Kush është Shefati jashtë ringut, përshkruaje veten me pak fjalë?

Mendojë që jam njeri i qetë, modest, i dashur dhe  i shoqëruar me të gjithë.

Deri kur e ke ndërmend të vazhdosh kështu?

Kështu do të vazhdojë deri sa t’ia arrijë qëllimit tim por gjithësesi kjo varet prej moshës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Miss Grand Dashuria Bilaj rrit temperaturat me foto të nxehta

Next Post

"Nusja Dhëndrri", një projekt plot ritëm si hit i verës nga Tush Gjakova (Video)

Advertisement