Si pasojë e sistemit në feudal-kapitalizmin e sotëm në Shqipëri, kur ekonomia shqiptare për 28 vite, mori rrokullisjen e madhe duke u copëtuar, si një shkëmb që bie nga malet; pasi u shkatërruan fabrikat, uzinat, kombinatet, u shkatërrua bujqësia dhe industria e rëndë dhe e lehtë që, ishte ngritur me aq mund dhe sakrifica për gati gjysmë shekulli, nga populli shqiptar; prandaj, në këto 28 vite demon-kracie;-mjerimi, që u shkaktua dhe po shkaktohet papunësia,-kjo plagë e rëndë e shoqërisë, e cila e solli dhe po e sjellë me përmasa të mëdha, plagën e varfërisë, kjo plagë që, ndër vite po kullon gjak e lot në masat e gjëra popullore; njerëzit po detyrohen të gjejnë mënyra të jetesës të papranueshme dhe të dënueshme nga kodi moral, edukativ, tradicional shqiptar; pastaj dhe nga kodi legjislativ i shtetit me ekonomi të brishtë borgjez, me ligje reaksionare; me pasiguri nga shumë aspekte të shoqërisë shqiptare. Kjo gjendje tejet e rëndë , kjo gjendje që, për masat e gjëra popullore po shkakton frikë për ardhmëri të mirë dhe jetë të pasigurtë dhe normale, pastaj, e ka shkaktuar dhe po e shkakton plagën e madhe dhe të pashërueshme të mërgimit, hemarrogjinë e madhe kombëtare, që po e shpie një pjesë të madhe të kombit drejt asimilimit. -Poashtu, është ky sistem i çoroditur që, rininë dhe shtresat e gjëra popullore, nuk i orienton drejt. Nuk po investon si duhet dhe sa duhet; në edukimin atdhetar, njerëzor, moral dhe edukativ të pastër, nuk orienton, as investon si duhet dhe sa duhet, në parandalimin dhe eliminin e turpeve dhe të krimeve në këtë shoqëri të prishur, të degjeneruar, në këtë shoqëri ku pakica ka jetë luksoze, kjo shtresë e hajnave; pisave dhe piseve politikanë dhe jo politikanë; që, “dinë për t´u gjendur” kudo, faktikisht dinë dhe munden papërgjegjegjësi të keqpërdorin pozitat në shoqëri; të mashtrojnë, të vjedhin të bëjnë krime ekonomike, politike e të tjera; me pak fjalë; kjo shtresë “elitë” po pasurohen, “brenda natës” pra, po bëhen milionere dhe milionierë; po majmen, duke i vënë në veprim-mashtrime makinacionet e tyre; me të zezat që, po ia kanë sjellë dhe po ia sjellin popullit fukara; të cilin e shfrytëzojnë në punë krahu; dhe në çdo aspekt, ia pinë gjakun si shushunjat njerëzve të thjeshtë, po, po; znj, dhe z, po dinë dhe po munden të veporojnë kështu, sepse, më s´ka diktaturë të proletariatit, të klasës punëtore mbi borgjezinë, por anasjelltas. Vetëm drejtësia popullore shqiptare, do t´i bënte zap këto klasa të pamshirëshme; në sistemin feudal-kapitalist të cilin e kanë livadhisur e vaditur, është kjo burim i të gjitha të këqijave, pra sistemi që ua krijon kushtet të kalërojnë, si të duan dhe ku të duan; të pasurohen në kurrizin e të tjerëve, pra, duke e vjedhur pasurinë komëtare dhe shtetërore. T´i themi ndal, kësaj mortaje demon-kratike! Po, po, t´i themi ndal, jo vetëm me falë o me shkrime; por, me zgjime të masave të gjëra popullore: me reagime, protesta, duke i vënë në lëvizje, të gjitha format e rezistencës paqësore; pa harruar të theksoj: JO, duke kërkuar shpëtim me ndërrimin e znj dhe z, demonë-kratë; jo Sala, po Rama , jo Rama, po Sala; jo “Haka, po Hala”, Jo Thaçi, po Haradinaj, jo Haradinaj, po Thaçi; jo “Bakraci”, po “Shkatërraçi”, jo Jahjaga, po Pacovi ;-prej të tillëve dhe prej të tillave; në feudal-kapitalizëm të egër, qe 28 vite, SHQIPËRIA,-vuajti dhe po vuan, hoqi dhe po heq të zinjtë e ullirit, me shumë me neveri, prej tyre e volli dhe do ta vjellë;-asgjë të mirë, ndryshimi i frizurave, as kollorove të tyre shqiptarëve nuk iu solli , as nuk do t´u sjellë. -Duhen ndryshime të thella; legjislative, ekzekutive,-sistemore, që, vendi ynë të përparojë dhe populli të jetojë me dinjitet të ecë përpara në fitore. PADYSHIM, kjo mund të bëhet realitet, nëse ne shqiptarët ndërgjegjësohemi, të ecim drejt kërkimit të formave dhe mjeteve. pë ndryshime të mëdha, të ecim rrugëve të daljes së këtyre qorrsokaqeve, ku e ka futur kombin shqiptar, kjo klasë politike dështuese, me këtë sistem anti-shqiptar dhe anti-njerëzor. 28 Prill, 2018