Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Anxhela Peristeri: Ai është ajka…!

Në një moment që askush nuk e priste që Anxhela të sillte një këngë në gjuhë të huaj dhe aq më tepër një bashkëpunim me një tenor, ajo surprizon duke lançuar këngën “Insanely in love” në bashkëpunim me tenorin e mirënjohur shqiptar Kastriot Tusha! Pse e solli këngën në anglisht dhe shumë e shumë gjëra të tjera do i mësoni vetëm nëse lexoni intervistën më poshtë…!

Fabjola Kuburi:-Anxhela nuk të prisnim me një këngë në anglisht, na surprizove për të qenë të sinqertë…

Advertisement

Anxhela Peristeri:- Faleminderit, uroj që të ketë bërë efektin e saj dhe të jetë pëlqyer edhe pse që në momentet e para të publikimit pati një shikueshmëri të madhe.

– Të uruan, vlerësuan, kritikuan…

– Kam marrë shumë urime, vlerësime, kritikat akoma nuk m’i kanë thënë por që kritikja më e madhe ndaj Anxhelës është vetë Anxhela, kështu që të jeni të bindur që e kritikoj boll. (Qesh)

– Një bashkëpunim me tenorin më të mirë shqiptar, Kastriot Tushën. Anxhela si lindi ky bashkëpunim?

– Zgjodha ta bëj me Kastriot Tushën sepse gjithmonë kam qenë e dashuruar me lirikat e tenorëve dhe u bë në anglisht për arsyen e vetme që kur e dëgjova e kuptova përnjëherësh se do i shkonte shumë në anglisht asaj balade aq të bukur.

– Cilët janë bashkëpunëtorët e tu në këtë projekt të ri?

– Dua ta nis dhe të falendëroj Kastritot Tushën që është ajka e këtij bashkëpunimi, një këngë e arrirë me tekst të Olti Currit dhe Enisa Nikajt, muzikë dhe aranzhime nga Kledi Bahiti, një prodhim i Threedots, e kuruar nga Joni Peçi dhe m.u.a studio Lorel. Videoja u realizua nga Max Production. Pra, ka qenë një skuadër e vërtetë që kemi punuar të gjithë bashkë për këtë realizim.

– Ke qenë ndonjëherë e dashuruar çmendurisht siç ke edhe titullin e këngës “Insanely in love”?

Të gjithë jemi çmendurisht të dashuruar në një moment, kohë apo person të caktuar. Ti nuk je? (Buzëqesh)

– Ke qenë me më shumë fat në punë apo në dashuri?

Në të dyja bashkë, mendoj…!

Për një këngëtar/e i rëndësishëm është fakti që ka punë?

– Sigurisht që po. Po pate kërkesa për punë, ke vlerë profesionale. Mendoj se ky është treguesi më i mirë për vlerat që përfaqëson një krijues në muzikë edhe pse shpesh këto vlera manipulohen por gjithsesi i talentuari apo e talentuara ia del gjithmonë.

Në jetë, e ke të vështirë ndarjen nga një emocion?

– Normale që është e vështirë, është si të ndahesh nga jeta…!

– Shëmtia apo e bukura është realiteti i vërtetë?

– Është iluzion, i ndan vetëm një teh i hollë. Ajo që për dikë mund të jetë jo e bukur, për dikë është shumë e bukur dhe anasjelltas.

– Ndihesh më komode në marrëdhëniet me veten apo me shoqërinë?

– Me veten gjithmonë ndihesh më mirë, por kur e ndan unin në raport me shoqërinë dhe verifikon që uni yt funksionon, sigurisht që ndihesh mirë.

– Ajo që vlen në këtë jetë?

– Vetë jeta. Rëndësi ka jeta. Si jetohet ajo pastaj, është mënyrë, formë dhe jo substancë.

– Thua gjithmonë të vërtetën?

– Në pjesën më të madhe të rasteve po, por jo gjithmonë. Them edhe un gënjeshtra të bardha por jo për gjëra të rëndësishme. Për këto të fundit jam e sertë, them dhe dua vetëm të vërtetën.

– Vesi yt më i keq?

– Besoj shumë edhe pse eksperienca më ka treguar që nuk duhet.(Buzëqesh)

– Virtyti që të dallon?

– Të qenit direkte që ka të bëjë me të thënit e asaj çka mendon, hapur dhe pa frikë. Kjo e ndan “skllavin” në shpirt nga njeriu i lirë. Në Shqipëri ne kemi shumë “skllevër”. Pra, nuk jemi ende të lirë në shpirt dhe kjo është shumë e trishtë.

– Mënyra më e mirë për të kultivuar shijet e duhura estetike…

– Të parit dhe të kuptuarit e asaj çfarë do në të vërtetë, instikti i mirë njerëzor.

– Kaq shumë këngë, kaq shumë hite, Anxhela. Të ka shkuar ndonjëherë në mend si do të ndiheshe nëse ndonjë nga këngët e tua nuk do të cilësohej hit?

– Në fakt, jo. Ndoshta është fati, por edhe hyzmeti që i bëj punës; i bëj të gjitha çfarë duhen për të mos u bërë pishman më pas. Si do të isha ndjerë?! Nuk di ta them… U bënë vite që jam në treg dhe publiku ma ka hapur këtë rrugë vetë. Derisa ai ma ka hapur rrugën, është gjynah që unë të mos bëj maksimumin për ta kënaqur. Bëj gjithçka që ata të më vlerësojnë e të më duan mua dhe këngët e mia.

– Ke pushime të planifikuara në axhendë për këtë vit?

Do të doja shumë, por ende nuk e di, pasi dihet si është vera për ne; fillon fluksi i punës tani! Megjithatë, kjo është pjesa që më bën më të lumtur: Të korr suksesin e punës që kam bërë!

– Ti ke një gjë që nuk do ta bësh?

– Kam qenë shumë e vetëdijshme që adoleshente për të gjitha gjërat që kam dashur e kam kërkuar. Nuk kam asnjë pishman dhe asnjë gjë që nuk do ta bëja. Gjëra të vogla edhe kam, por jo pishmane.

– Çfarë të thotë vetja kur e sheh në televizor?

– Përpara pasqyrës dhe televizorit kam përshtypjen që gjithmonë gjen të mira dhe difekte. (Qesh) Ka momente që qesh me atë që shoh, por kjo duhet të ketë të bëjë me atë pjesën që nuk e sheh publiku, me prapaskenat që kanë ndodhur gjatë xhirimeve. Megjithatë, unë impaktin e parë me veten e kam në montazh. Aty them “sa e bukur kjo skenë apo ajo tjetra”. Më pas, e shoh gjithçka në anën kritike, por ndodh gjithmonë kështu… Ka momente kur të pëlqen vetja shumë, ka të tjera kur do ta gjesh se s’bën një defekt.

– Çfarë po mendon të sjellësh në vazhdim?

Po mendoj të marr frymë njëherë (buzëqesh), pasi kam sjellë gjithë këto materiale… Do të jem vetëm me koncertet tani, gjithandej. Dua të kënaqem me udhëtimet deri në shtator. Nga shtatori pastaj, me shumë dëshirë dhe kismet shohim e bëjmë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjuliana Zeqiri: Synoj shumë lart

Next Post

Njoftime/Djemtë kërkojnë vajza

Advertisement