Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sidorela Zeqaj: S’kanë lidhje me muzikën

– Çfarë do t’i tregosh publikut për veten, kush është Sidorela Zeqaj?

-Nisur nga emri, Sidorela, që janë notat e muzikës, do të thotë që kam lindur për t’u marrë me muzikë. Sidorela është një vajzë e thjeshtë Mallakastriote që vjen nga një familje e kulturuar. Familja është forca ime! Duke qenë se jeta më ka përballur me shumë vuajtje, unë vazhdoj të eci përpara me kokën lart, për të arritur një qëllim. Ëndrra ime ka filluar që në fëmijëri, ku thoja gjithë kohën që do bëhesha këngëtare, sepse e ndjeja në shpirt që i përkisja kësaj fushe. Unë jam në fillimet e mia, por falenderoj Zotin që në shumë pak kohë kam arritur t’i bëj emër vetes në ata persona që më njohin. Kam shumë besim në vetvete, dhe kjo më bën të kem shumë kurajo. Publiku do të befasohet nga talenti im, por duhet pak kohë që të arrij të bëj emër tamam.

Çfarë ka të veçantë  Sidorela në përfaqësimin e saj në muzikë?

Advertisement

Jam një këngëtare që i përkas muzikës së Jugut. Mendoj se kam një zë të ëmbël, dhe më kryesorja është që jam shumë e intonuar. Nuk imitoj askënd, por ndjek stilin tim. Muzika e Jugut do mbizotërojë gjithë jetën tek unë.

Në muzikë ka shumë larmishmëri këngësh dhe këngëtarësh. Si arrihet të qëndrohet në ekuilibër, sipas teje?

Vitet e fundit ka një pafundësi këngëtarësh, ku një pjesë e tyre nuk ka aspak lidhje me muzikën. Unë nuk kam arsye të flas keq për askënd. Di që muzika nuk ka fund. Shikoj kolegët e mi që kanë mbi njëzet vite punë dhe kërkojnë akoma më shumë nga vetja, lëre më një këngëtare në fillimet e saj. Nëse sot je një këngëtar/e me një zë të bukur dhe ke prezencë, që në momentin që ndodhesh para publikut tënd ai të dëgjon e shikon me kënaqësi. Kjo është ajo çfarë ti kërkon nga vetja! T’i falësh publikut emocion dhe ta bësh atë “të dashurojë”. Në ditët e sotme mund të qëndrosh në ekuilibër duke dhënë maksimumin nga vetja dhe duke punuar fort për të arritur qëllimin e jetës.

Cilat kanë qenë emocionet më të forta që ke provuar ndonjëherë në skenë?

– Emocionet mbizotërojnë gjithmonë, sepse pa emocion gjithçka është e ftohtë. Duhet të pushtojë diçka në shpirt që ti të nxjerrësh nga vetja më të mirën, pra atë çka shpirti yt ka brenda. Nga emocioni edhe duke kënduar, fjalët dalin më melodioze dhe më të ëmbla. Në minutat e para të çdo pune unë kam emocione, sepse ai është impakti i parë me njerëzit. Në momentin që krijon afrimitet me publikun, edhe shpirti ndjen një ngrohtësi. Janë disa këngë të cilat shprehin dhimbje, dhe në momentin që jam duke kënduar shoh sytë e tyre të mbushur me lot. Kënga është ilaç për shpirtin e çdo njeriu. Më ndodh që të shkoj në shumë koncerte jashtë shtetit, dhe atje ka shumë emigrantë të cilët kanë mall për Shqipërinë dhe familjen e tyre. Aty ndihem shumë e emocionuar! Ka shumë momente, sidomos në këngët e vajtimit, që nuk e di ku e gjej forcën që i përballoj. Ka shumë persona që kanë humbur të afërmit e tyre, dhe në momentin që unë këndoj ata derdhin vetëm lot.

Ç’rol ka familja në vendimet e tua?

– Familja është ajo që më dha forcën të vazhdoj në muzikë Duke parë se si funksiononte muzika në Shqipëri, kisha pak “frikë”, sepse këtu tek ne mungon edukata tek njerëzit. Jashtë Shqipërisë ishte krejt ndryshe. Babai im është ai që më ndodhet gjithmonë pranë. Ai është vetë muzikant. Ka punuar që në moshën 17-vjeçare me defin, si dhe këngëtar, por vuajtjet e jetës e bënë që ta linte këtë zanat. Muzikën e kam të trashëguar nga ai. Për çdo gjë unë flas me prindërit e mi. Ata më japin këshilla dhe të tre vendosim për më të mirën. Ndihem shumë krenare që kam dy prindër që më ndodhen pranë gjithmonë, sepse pa ngrohtësi në familje ndihesh shumë bosh. I falenderoj nga zemra për çdo gjë, dhe të gjitha këto përpjekje dhe suksese ua dedikoj vetëm atyre. Dua t’i bëj të lumtur dhe të ndihen krenarë për mua, ashtu si ndihem unë për ta.

Artist lind apo bëhesh?

Artist lind. Zoti është ai që vendos se çfarë dhuntie të jep që në fëmijëri. Nëse nuk je artist në shpirt, nuk je as në botën e muzikës. Nëse unë nuk do ta kisha të lindur këtë talent, nuk do mund të bëhesha këngëtare. Është gabim të gënjesh veten për diçka që ti nuk je në të vërtetë.

– Sa rëndësi ka pasuria për një artist?

Aspak! Për mua, pasuria shpirtërore është gjithçka. Nuk më hyn në punë pasuria materiale. Dua të jem një njeri me nivel mesatar, që të kuptoj dhembjen e çdokujt. Në fillim duhet pasur pak gjendje për të investuar në videoklipe. Shikoj shumë kolegë që kanë pasur shumë para dhe nuk kanë ditur ta menaxhojnë veten. Unë kënaqem me pak dhe i them “Faleminderit” për gjithçka Zotit.

Cila është surpriza e rradhës që do i bësh publikut në muzikë?

– Së shpejti do vij me një videoklip që uroj t’ju pëlqejë. Më pas do kemi bashkëpunime të cilat do jenë një “boom” i vërtetë.

Çfarë të frymëzon më shumë?

Vetë jeta. E dua jetën, familjen, muzikën. Të lidhura bashkë më japin energji për të ardhmen.

Me kë e shikon veten konkurrente në muzikë?

– Me askënd! Çdokush ka të mirat e veta. Unë jam Sidorela. Kam stilin tim në muzikë dhe do punoj shumë për të arritur më të mirën. Nuk shikoj asnjë konkurrente. Çdokush ka riskun e vet. Nuk kam dalë me qëllim që të jem më e mirë se dikush. Kam dalë për t’u bërë dikushi. Të jem Sidorela dhe të më vlerësojë ai që ka dëshirë të dëgjojë këngët e mia.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Rudina Demneri: Do mbetem Paloma

Next Post

Dejvi Bregu : Mosha dhe rroga nuk tregohen !

Advertisement