Dr. Abaz, së pari, ju përshëndes. Doja të dija, a mund të ketë shkaqe të tjera dhembja e kokës përveç atyre që keni thënë ju? Pra, e kam fjalën, përveç atyre neurologjike. Unë ju lexoj çdo javë në gazetë. Ju falenderoj…!
Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: +355696524440
Përshëndetje, zonjë e nderuar. E lexova me kujdes letrën tuaj dhe do të doja t’ju shpjegoja se dhembjet e kokës janë të natyrave dhe shkaqeve nga më të ndryshmet. Fatkeqësisht, nuk besoj se do të mund t’i përmendja të gjithë llojet e dhimbjeve dhe shkaqet e tyre në një artikull të vetëm. Por më lejoni t’ju shpjegoj se dhembjet e kokës mund të klasifikohen në dy grupe të mëdha:
1. Dhembjet primare të kokës, të cilat shfaqen në një tru në dukje normal (me rezonancë apo skaner normal dhe analizat e gjakut janë normale). Këto lloj dhembjesh kanë në bazën e tyre disfunksionin e vazave apo nervave. Në këtë grup hyjnë migrena, cefalea tensive (lidhur me stresin psikologjik), neuralgjitë trigeminale, dhembjet e kokës gjatë ciklit menstrual, gjumit, aktit seksual, dhembjet e kokës tip Cluster etj. Këto janë dhembje koke të tipit beninj, të cilat nuk përbëjnë rrezik për jetën.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!