Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Psikologu/Nuk kam dëshirë të flas!

E nderuar psikologe, ka ca kohë që po mundon një problem që mendoj se e kam me veten time. Nuk kam pikë dëshire të flas ose ndjej përtesë. Kjo gjë po më ndodh kohët e fundit, ndërsa më përpara nuk kam qenë kështu. Zakonisht, më shumë kam dëgjuar sesa kam folur, por më pëlqente të qeshja me ato që thosha kur ia fusja kot ndonjëherë. Po ashtu, shpesh debatoja me njerëz të ndryshëm për tema të ndryshme, por tani po ndryshon gjithçka, ka kohë që ndihem keq dhe sikur nuk kam çfarë të them. Personi me të cilin jam mjaft e afërt, për shumë biseda më kundërshtonte gjithmonë. Edhe pse e dija që nuk është ashtu si thoshte, mundohesha ta bindja, por kot, derisa një ditë s’e duroja më. Si duket, kjo e rëndoi problemin tim dhe u bëra akoma më keq. Tani edhe me të flas me “po”, “jo” dhe nuk e kundërshtoj më, nuk jap asnjë mendim timin për asgjë. Më duket sikur më kanë humbur fjalët e s’i gjej dot. Edhe kur dua të them diçka, mendoj me vete: “Është njësoj, si e thashë, si jo, s’do t’ia vërë kush veshin fjalës sime”. Dua të dal nga kjo gjendje që po më mundon, që po më vret çdo ditë e më shumë, por nuk di si t’ia bëj. Më jepni ndonjë këshillë, ju lutem. Si t’ia bëj? Do të doja të flisja edhe budallallëqe, vetëm të ndjeja dëshirën që po thoja diçka.

 

Juliana Dulla, psikologe, e-mail julianadulla67@gmail.com, 0699670329:- Përshëndetje, ju falenderoj për letrën!Vetvlerësimi është një proces I cili zhvillohet te individi që nga fëmijëria e deri në vazhdim dhe bëhet pjesë e karakterit të tij. Disa njerëz kritikojnë veten e tyre vazhdimisht sepse me kritika janë rritur , gjithë kohën janë ktitikuar në vend që të jenë motivuar apo këshilluar. Ose janë fajësuar dhe dënuar shpesh për gabimet e tyre.Cdo individ brenda tij ka aftësinë të rrisi vetvlerësimin, të respektojë veten njëkohësisht krijon siguri në të shprehur dhe në veprime. Po i përgjigjem letrës tuaj me anën e disa këshillave: Gjatë bisedave tregoni seriozitet për ato që thoni dhe mos i hidhni poshtë vetëm pse dikush nuk është dakord me mendimin tuaj , mendimi njërit edhe pse nuk ështe i njëjtë me të tjetrit gjithmonë duhet respektuar.

Advertisement

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dojna Mema: Kur rashë në dashuri...!

Next Post

Shëndet/ Çfarë është Papilloma?

Advertisement