Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Tahiri po jetojnë një periudhë të bukur në jetën e saj, ajo është shtatzënë dhe pritet që shumë shpejt të bëhet nënë për herë të parë nga martesa me avokatin maqedonas, Serjozha Markov. Ajo nuk po e shijon aspak në privatësi këtë periudhë duke zbuluar çdo ditë nga një të re.
Adelina në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi ku ka treguar karrocën që ia ka blerë fëmijës që ende nuk ka ardhur në jetë. Karroca e zezë me detaje ngjyrë ari është e markës Cybex, çmimi i së cilës është 1.799,95 €.