Rrjeti social që mori vëmendje të madhe vitin e kaluar, Snapchat ka zhgënjyer pjesën më të madhe të përdoruesve me përditësimin e ri.
Edhe emrat e njohur për publikun kanë reaguar për këtë gjë. Një ndër to ishte Rihanna, e cila me një postim në Instastory e konsideroi si ofendim i qëllimshëm për të prekurit nga dhuna në familje.
“Snapchat, e di që nuk je aplikacioni im i preferuar! Por unë po përpiqem të kuptoj se cfarë është kjo rrëmujë. Do doja ta quaja injorancë, por e di që nuk jeni budallenj. Keni shpenzuar para për dicka që do prekte qëllimisht viktimat e dhunës në familje dhe të talleni me ta.
Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale sepse nuk kam shumë të tilla, por për gjithë gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë vitkima në të kaluarën dhe për gjithë ata që mund të përjetojnë dicka të tillë“, shkruajti ylli i popit.
Gjithçka u shkaktua nga një postim i Snapchat ku kërkonte për të bërë zgjedhjen mes gjuajtjes së Rihannës apo goditjes së Chris Brown.
Bukuroshja ka qenë një viktimë e dhunës pikërisht nga i dashuri i saj Brown në vitin 2009 kur po shijonin romancën e tyre të dashurisë.
/ Arlis Alikaj, Intervista.