E dashur Lorela, jam një studente në vitin e parë, për Psikologji. Pedagogët tregojnë shpesh se klientët në seancë rezistojnë duke iu shmagur qëllimit të bisedës për të cilën kanë ardhur. Si mund të shfaqet më konkretisht kjo rezistencë dhe si mund ta menaxhojë psikologu? Faleminderit për kohën tuaj. Elida nga Elbasani
Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:-Përshëndetje Elida! Ke sjellë në fokus një cështje të vecantë, e cila mbase nuk ka interes masiv, por sigurisht që nga psikologët kërkon vëmendje.
Në radhë të parë, përgjigjen e plotë të kësaj pyetje dhe se cfarë qëndrimi konkretisht duhet mbajtur përballë rezistencës së klientëve, do ta marrësh në vazhdim gjatë viteve të formimit tënd akademik dhe praktik si psikologe, pasi rezistenca dhe hezitimet janë dinamika të natyrshme dhe të pandashme të procesit terapeutik.
Rezistenca shfaqet në rastet kur klienti nuk është gati të ndajë me terapistin një problem apo një cështje që kërkon që klienti të vetëhapet, kur ka frikëra, kur nuk ka besim mjaftueshëm, kur ka ndjenja ndrydhjeje dhe turpi përkundrejt terapistit. Gjithashtu janë shumë rezistentë klientët të cilët nuk vijnë me vullnetin e tyre të lirë në këshillim. Rezistenca paraqitet si refuzim për t’ju përgjigjur një pyetje, shmangia nga thelbi dhe fokusi i bisedave më të rëndësishme, buzëqeshje për t’i bërë bisht situatës, mungesë angazhimi për të ndryshuar dhe për të marrë përgjegjësi apo për t’u përballur me problemin.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!