Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Psikologu/Më ofendojnë se flas shumë

 

E dashur psikologe si fillim përshëndetje! Unë jam një vajzë 30 vjeçe dhe dua të bëj një pyetje lidhur me një shqetësim timin. E meta ime është që kur flas me njerëzit i shpjegoj gjërat me shumë detaje dhe kur dua të shpjegoj diçka më ndodh ndonjëherë të përmend edhe persona që nuk janë prezent gjatë bisedës dhe kjo më ka krijuar konflikte me njerëzit dhe më thonë që jam shumë llafazane dhe e pabesë sepse unë flas të vërtetën dhe kam humbur shumë njerëz nga kjo gjë por unë nuk mundem ta shmang dot vesin që kam sepse kështu jam mësuar të flas. Unë nuk gënjej dhe gjithmonë tregohem e drejtë me njerëzit e se kuptoj pse ata sillen me mua keq duke më ofenduar për mirësinë që unë përcjell. Ju lutem më jepni një mendim.

Juliana Dulla, psikologe, e-mail julianadulla67@gmail.com, 0699670329: Përshëndetje!Mënyra e komunikimit ndonjëherë është çështje komplekse sepse jo të gjithë kemi të njëjtën mënyrë të shprehuri. Lodhja nga e përditshmja i bën njerëzit që të jenë jo të gatshëm apo të duruar për të dëgjuar një bisedë deri në fund. Ndodh edhe që bisedat të mos jenë në interesin e të dyja palëve. Shpjegimi i detajeve tregon se ju u kushtoni rëndësi edhe gjërave mjaft te vogla që ndoshta nuk janë te rëndesishme për t’u treguar apo edhe për t’u marr për bazë nga bashkëbiseduesi. Në fakt kur të tretë përmënden gjatë bisedimeve në mungesë të prezencës së tyre normal që ndodhin dhe keqkuptime. E drejta jo gjithmone është e njëjtë për të gjithë , kjo varet nga këndëvështrimi i gjithsecilit, çfarë është e drejtë për ju nuk është e drejtë për dikë tjetër. Ndodh ndonjëherë që egoja jonë na imponon që të jemi ne ata që i vendosin pikë bisedës. Në momente të caktuara ndjejmë nevojën për t’a bërë interesante biseden mes miqsh. Unë ju ftoj të mendoni dhe të reflektoni se përse kanë rëndësi detajet për ju? Po kur përfshini personat e tjerë e bëni për të konkretizuar atë që thoni ,ndoshta për të qenë më bindese?

Advertisement

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjyste Vulaj:  Të bien para nga qielli

Next Post

Pyetje-Përgjigje

Advertisement