Qyteti i Shkodrës është shquar gjithmonë për Pedonalen, sensin e humorit dhe talentet që nxjerr nga djepi. I rrallë është modeli i një vajze shkodrane si Rosela Gjylbegu. Në vitin 2003 u bë ndër zërat më të preferuar për shqiptarët, të cilët mbërtheheshin çdo të premte përpara ekranit për të ndjekur spektaklin muzikor të talenteve, “Ethet”. Karriera e saj ka pasur momente mjaft të bukura, duke filluar nga duartrokitjet e forta të publikut e deri tek marrja e çmimeve. Sot pas 15 vitesh, ajo ka kaluar shumë sfida, më e rëndësishmja: ajo e të të kuptuarit vetveten. E ka nisur “mbarë” vitin, duke ndarë me lexuesit e gazetës “Intervista” fragmente dhe perceptime nga jeta e saj personale, por sigurisht pa lënë në hije dhe atë profesionale. Lexim të këndshëm!

 

Klajd Heta:- Rosela, si fillim, Gëzuar Vitin e Ri. Më thuaj, si i kalove festat?

Rosela Gjylbegu:- Gëzuar edhe ju, dhe përzemërsisht uroj një vit sa më të mbarë për të gjithë. Festat i kalova pranë familjes, me një shkëputje të vogël ndërmjet, sepse ndodhesha jashtë Shqipërisë.

– More dhurata? Bëre të tilla?

– Bëra edhe mora dhurata, sigurisht, edhe pse unë më tepër preferoj të bëj për të tjerët.

– Nuk ke menduar t’i bësh publikut një këngë të re si dhuratë për vitin 2018?

– Nuk është se nuk e kam menduar, por kam pasur ngarkesë në impenjimet e punës sime të përditshme, të cilën momentalisht e kam më prioritet, dhe i kam përqëndruar aty energjitë. E kam thënë edhe në intervista të tjera që unë kur i përkushtohem një pune, duhet të jem 100% e fokusuar aty. Të gjitha njëherësh nuk bëhen, sepse ndryshe nuk ka rezultat. Ndaj përpiqem t’i balancoj sipas prioritetit dhe momentit, por që shumë shpejt premtoj se do të rikthehem.

– Cili ishte urimi më i bukur për ty këtë fundvit?

– Kam marrë urime pafund, e sigurisht ato që vijnë nga familja dhe miqtë e ngushtë jane me zemër e më të bukurat.

– Iu përgjigje mesazheve “një për të gjithë”?

– Jo, këtë nuk e kam bërë kurrë, sepse mendoj që urimet janë personale, ndaj ua personalizova të gjithëve.

– Kartolina dërgove, apo gjithçka virtuale?

– Dikur po, dërgoja shumë kartolina, dhe akoma kam të ruajtura nga ato që më dërgonin.Tani është koha e virtualitetit, duam apo s’duam apo na pëlqen ose jo.

– Çfarë të bëri më tepër përshtypje gjatë kësaj kohe festive?

– Muaji dhjetor është muaji më i bukur, sepse duket sikur të gjithë njerëzit bëhen më të ndjeshëm. Atmosfera e gëzueshme sikur të bën të ëndërrosh, të shpresosh apo lutesh për një të ardhme më të mirë.

– Rosela, me çfarë janë zëvendësuar ethet e “Etheve” tani?

– Janë zëvendësuar me përgjegjësi më të mëdha, sepse sa më shumë rritem, aq më shumë rriten dhe pritshmëritë e mia ndaj vetes dhe të tjerëve ndaj meje.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here