Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mihrije Braha: Mjaftojnë pak minuta me mua dhe…

Viti 2018 sapo ka trokitur, dhe shumë këngëtare marrin veten pas angazhimeve të shumta që kanë pasur gjatë periudhës së festave. Një prej tyre është dhe Mihrije Braha, e cila nuk duket se e ka ndjerë shumë lodhjen. Angazhimet e fuqishme dhe suksesi i garantuar e mbushin me kënaqësi, të cilat shërbejnë si një minus për lodhjen. Mes shumë sakrificash që ajo ka bërë për hir të muzikës dhe adhuruesve të saj, këngëtarja e cila u bë e njohur për publikun shqiptar në fillim-vitet ’90, vjen në një intervistë për gazetën tonë, si gjithmonë duke treguar respekt ndaj emrit të kësaj gazete dhe lexuesve.

 Klajd Heta:-Mihrije, ç’mund të na thuash për festat që sapo kaluam? Ku i kalove? Me kë festove?

Mihrije Braha- Si gjithmonë, me shumë impenjime! Ishim në Gjermani bashkë me Naimin, midis shumë bashkëatdhetarëve e larg Platorit. Më pas, në Vjenë dhe Pragë. Tani jam kthyer në Prishtinë.

– Ishte i ngjeshur si gjithmonë me koncerte dhe dasma kjo periudhë që sapo u mbyll?

Advertisement

– Po, ka qenë një vit me shumë impenjime, të cilat i kam realizuar plotësisht me sukses.

– Sa këngë numëron Mihrija në repertorin e saj?

– Shumë këngë! Më besoni, s’e di as vetë (qesh).

– Vazhdon bashkëpunimi i ngushtë me Naimin. Cili është sekreti i jetëgjatësisë së dyshes  suaj në punë?

– Jo gjithmonë jemi dakord me idetë. Sigurisht, është çështje shijesh por më beso që nuk mundemi të funksionojmë pa njëri-tjetrin!

– Do “ndahesh” ndonjëherë me Naimin (profesionalisht), apo nuk ka shanc?

– (Qesh) Jo, jo, pa njëri-tjetrin nuk mundemi (qesh).

– Komentet në videoklipin tënd të fundit janë më tepër të përqendruara në paraqitjen tënde. Fansat pyesin se si është e mundur që ti sa vjen e rinohesh?

– (Qesh) O Zot! Jam mësuar me këto pyetje apo komente, por pas çdo paraqitje, qoftë në videoklipe apo evente të ndryshme, e njëjta pyetje apo koment më bëhet. Më është bërë pjesë e përditshmërisë!

– “Si cigaren e fundit më fike” është titulli i këngës. Kë fik Mihrija në atë mënyrë?

– Naimin, sigurisht.

– Të pëlqen kur thonë që Mihrija është seksi?

– (Qesh) Po, po!

– Cila të pëlqen nga këngëtaret e reja që kanë dalë tani?

– Të gjitha ato që këndojnë, duken bukur dhe kanë stil!

– Është e vërtetë se aty ku është e ftuar Mihrija, është adrenalina e vërtetë?

– Po, e vërtetë. Kureshtja e të gjithëve është si interpretoj live dhe si duket Mihrija. Besoj se edhe këto të dyja i kam armë të forta. Ata që më shohin dhe më degjojnë për herë të parë, fillimisht mbeten gojëhapur. Më pas, adrenalina arrin kulmin!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mariza Ikonomi: Dashuria e parë dhe e fundit

Next Post

I bëj për vete dhe i lë

Advertisement