Përshëndetje gazeta Intervista! Duke shfletuar gazetën tuaj pashë që keni bashkëpunim me restorantin “Il Tipico” ndaj vendosa t’iu shkruaj sepse jam ulur disa herë aty me miqtë e mi dhe më ka pëlqyer shumë pjata me linguini me të zezën e sepeies. Nuk e di nëse keni mundësi të m’a dërgoni pak këtë recetën e këtij gatimi? Faleminderit.
Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- Përshëndetje! Ju falenderoj së pari për vlerësimin e gatimeve tona por dhe që je kliente e restorantit tonë. Kjo është një nga pjatat më të preferuara në restorant dhe për t’a realizuar këtë duhen këto përbërës.
Përbërësit:
2 sepie mesatare të pastruara
2 thelpinj hudhre
Një domate e vogël
100 gr linguini
Bulion peshku
Kripë
Djath parmigano