Para pak kohësh, artistja e mirënjohur e këngës sonë Shqipe Kastrati, na informoi se është në realizim të një bashkëpunimi me këngëtarin Flori Cocaj. Ky duet u editua pak ditë më parë dhe realisht ka marrë vëmendje të madhe nga publiku, duke u pëlqyer në masë të madhe. Tekstin dhe muzikën i punoi Ilir Berani, orkestrimin Miti Geci, ndërsa videoklipin e punoi kompania “FlourInfinit”. ” Çka ban ti për mu” si një këngë e punuar me përkushtim deri në detajin më të vogël, do rradhitet në sirtarin e atyre këngëve që sa herë e dëgjon, dëshira për ta shijuar të shtohet dyfish. Urojmë që ky super sukses i dy artistëve tanë t’i stimulojë ata për të sjellur te publiku sa më shumë këngë tjera me vlera.
“Çka ban ti për mu” një duet perfekt nga Shqipe Kastrati e Flori Cocaj

