Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyesni njëri-tjetrin

Udhëkryq

 

Ta lë dhe të iki larg?

Advertisement

Përshëndetje jam një grua 34 vjeçe nga zona e Lushnjës. Jam martuar në moshën 18 vjeçe  me burrin tim dhe kam dy fëmijë me të. Në fillim shkonte çdo gjë mirë kurse tani kanë filluar grindjet. Ai është bërë i dhunshëm. Nuk po arrij dot të kem mirëkuptim me të. U shpërngulëm për disa kohë në Greqi dhe atje po e njëjta histori vazhdonte, mendova se ai mund të ketë një tjetër por pa parë gjë me sytë e mi nuk mund ta akuzoja dhe një herë që ja përmenda filloi të acarohej. Nuk di çfarë të bëj se nuk dua të turpëroj familjen time nëse ndahem nga ai por dhe me atë gjithë jetën unë nuk mundem dot ta shtyj. Ndonjëherë mendoj të gjej dikë tjetër që të më bëj të lumtur dhe të iki diku larg nga këtu por më vjen keq vetëm për fëmijët dhe për prindërit e mi. Ju lutem më jepni një ide se po çmendem?

-Nëse të dhunon ndahu sepse nëse nuk e do dhe nuk e respekton ti veten harroje të të respektojnë të tjerët. Marsela

– Pas gjithë këtyre viteve do ndahesh ti moj zonjë? Ti nëse nuk e do mendo për fëmijët dhe vuajtjet që ke kaluar e mos u nda. Këtë mendim kam unë.  Edi

– Lëre në heshtje dhe mos ja var fare po filloi prapë shiko jetën tënde se vitet ikin dhe jeta nuk jetohet dy herë. Vjollca

– Po tani e gjete ti mbas kaq vitesh të kujtohesh për tu ndarë. Prit dhe pak sa të plakesh e pastaj kujtohu. Elson

-Nëse ai të keqtrajton merr fëmijët dhe largohu nuk mund ta shtysh tërë jetën ashtu lëri llafet që mund të thonë njerëzit se njerëzit e kanë në terezi dhe më mirë se ti nuk e dijnë të tjerët hallin. Melisa

-Njerëzit të shohin brenda familjes së tyre njëherë se për të komentuar të tjerët janë të gjithë të parët njerëzit e shpisë tyre nuk i shohin. Ti bëj atë që ndjen lëri fjalët e botës se si të ndahesh si jo prapë ata fjalët do i thonë. Alba

-Po ç’të duhet ty me fjalët e njerëzve bëj atë që të duket e arsyeshme. Njerëzit mbase të thonë shko mbytu ti atë do bësh? Valbona

 

Pyetje të reja

 

– A mendoni se këto rritjet që ju bëhen pensionistëve për festat e fundvitit janë më shumë për tu tallur? Adjoni

– I keni ndjekur lajmet kohët e fundit? I keni parë mjekët që po largohen nga puna? Do ishte më mirë sikur të ngrinin zërin në vend të largimit? Arlinda

– Mendoni se kurohen më shumë femrat apo meshkujt shqiptar? Megi

-Pse dhe ku dallohen njeriu tradicional dhe njeriu i lidhur me internet? Gëzim

-Mendoni se kemi pasione apo dinakëri? Unë mendoj që shumë njerëz i etiketojnë veset njerëzore si pasion por gabojnë duke i ngatërruar me dinakëritë njerëzore. Brikena

-A ju shqetëson përhapja e një kulture që ka marr trajta të çmendurisë mendore kolektive si etje për zbavitje dhe argëtim? Edliri

-Si po ju duket “Kënga Magjike” këtë vit? Kush ju pëlqen më shumë dhe pse? Sidorela

-Në shumë shtete të botës pothuajse të gjithë fëmijët mësojnë të flasin anglisht. A ekziston mundësia që në një të ardhme të largët shtetet të jenë të ndarë kështu si janë, por i gjithë globi të flasë anglisht? Bledi

 

-A ka patur të drejtë Platoni që tha që në lashtësi se padrejtësia është sëmundje e shpirtit të njeriut? Jorgo

-Varet për kë ” njeri” e ka patur fjalën, për atë që po vjen apo për atë që po ikën. Genci

-Padrejtësia është produkt i veprimeve e mosveprimeve të njerëzve, mendoj unë. Ylli

-Marksi i ka dhënë përgjigjen më të saktë këtij fenomeni tek ‘Kapitali” kur thotë -Mallkuar qoftë ai që tha i pari, kjo është e imja.. Që aty filloi padrejtësia, smira, lufta, shfrytëzimi e me rradhe të gjitha të këqiat e tjera që rrodhën si rezultat i padrejtësisë. Rifat

-Ja ka futur kot Platoni! Ka justifikuar padrejtësinë duke e quajtur sëmundje dhe të padrejtët të sëmure?! Do ketë bërë shumë padrejtësi vetë se nuk ka asnjë mundësi tjetër. Leonard

-Shumë e vërtetë. Deri kur njerëzit të kuptojnë se çfarë u takon në këtë botë, atëherë do të ketë drejtësi. Çdo individ kur vjen në jetë vjen duarbosh. Vera

-Padrejtësia është sistem jo sëmundje. Bruna

-Saktë fare. Sot mund të quhet dhe “deformacion i rëndë gjenetik”. Simon

 

-Do shpëtojmë nga përmbytjet apo si do na vejë halli? Unë kam frikë se e hëngrëm. Laura

-Sa të kemi këta njerëz në pushtet pak vështirë të shpëtojmë. Albi

-Do shpëtojmë por jo tani mbas 100 vitesh. Edison

-Shpresoj të shpëtojmë edhe pse pak vështirë se këta politikanë hanë inat me njëri tjetrin nuk mendojnë për të mirën e shtetit. Gabriela

-Do shpëtojmë kur të iki edhe PS edhe PD nga pushteti. Ervin

-Nuk e hamë aq kollaj ne jo se do shpëtojmë sa të kemi lali Erin dhe Edin në pushtet. Moza

-Do shpëtojmë kur t’i dali gjumi politikanëve. Rogel

-Duhet të ngrihemi i gjithë populli të bëjmë protestë deri në momentin që ti japim zgjidhje kësaj pune se kështu nuk shtyhet më. Dimri sapo ka filluar kur e mendon që janë ditë të tëra dimri për të kaluar kush e di sa herë do përmbytet vendi jonë. Ndaj duhet të ngrem zërin sa më parë të gjithë. Fatmir

-Të njëjtin mendim kam dhe unë me ty o Laura e kemi ngrën me kohë nga ky shtet hajdut që mendon vetëm për veten e vet dhe aspak për ne popullin e shkretë. Alvaro

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kërkojnë djem

Next Post

M’u fiksua që jam lesbike

Advertisement