Është një nga këngëtaret që gjatë i ka rezistuar kohës, e ëmbël dhe me plot shije është ajo Lule Bajra e cila gjithmonë i ka kënduar këngës së pastër shqipe. Ndonëse tashmë ajo jeton në Zvicër, ajo nuk lë anësh edhe karierën artistike edhe pse jo shumë aktive me projekte megjithatë nuk din të ndalet. Ajo sjellë për fundvit tre projekte të reja, dy këngë të cilat i prezantuar në xhirimet festive, ndërkohë që një tjetër këngë ajo e ka realizuar edhe me videoklip që së shpejti pritet të transmetohet në televizionet muzikore. Një nga baladat me të cilat prezantohet ajo përfundvit është dhe ‘Kisha dashtë’ një këngë dashurie e cila do ju shoqërojë gjatë.