Ai është një artist që verën që shkoi solli shumë projekte vërtetë të bukura dhe që u u bë një emër njohur edhe si këngëtar, duke qenë se më parë e shihnim vetëm si muzikant me emrat më me zë. Është ky këngëtari Gjon Ukaj, i cili në mes shumë angazhimeve ai ka qenë edhe në programet festive të Emracom ku ka kënduar dhe interpretuar bukur këngën “Ciao ciao”, e shkruar nga autori i madh Kreshnik Avdiu dhe orkestruar nga producenti Adrian Kastrati, e cila menjëherë ka nisur të klikohet në kanalin Youtube. Gjoni do të jetë një prej artistëve shumë të kërkuar dhe të angazhuar edhe në festat e fundvitit.
Advertisement