Kam një pyetje estetike për specialistët tuaj por edhe shëndetësore. Më kanë thënë që sauna të dobëson por edhe ka efekte anësore. Si qëndron e vërteta meqë ju jeni ata që merreni me këtë punë saktësisht?
Dr. Arzu Mamo, mjeke estetiste, EGNATIA 3F ESTETIC 069 207 6558, 0684022555: Përshëndetje, sigurisht që sauna është për dobësim.Sauna e cila përveç vetive të saj relaksuese dhe rigjeneruese të lëkurës, ndihmon dhe në rënien e peshës. Do shihni rezultate të menjëhershme dhe të dukshme që në seancën e parë. Kryerja e seancave të saunës jo vetëm që shërbejnë si mënyrë relaksimi dhe lirimi të stresit por ndihmojnë vërtetë edhe në humbjen e peshës. Djersitja dhe mbinxehja detyrojnë trupin tuaj të punojë më shumë, zemra juaj do pompojë më shpejt dhe kështu ky aktivitet terapeutik mund të jetë me të vërtetë i dobishëm për humbjen e peshës. Sauna rrit qarkullimin tuaj të gjakut, ju bën të djersiteni dhe ju ndihmon të derdhni kripë dhe ujë, duke ju lejuar të humbni peshë shtesë. Ajo gjithashtu ju ndihmon në nxitjen e metabolizmit , sistemi juaj do të ringjallet dhe ju do të humbisni peshë më shpejt. Mund të keni dëgjuar për atletet që përdorin sauna për të hequr kilet e tepërta përpara eventeve sportive. Sa më shume djersitje, aq me shumë humbje peshe. Gjatë seancës së saunes humbet rreth 300-500 kalori e cila është e barabartë në rastet më të mira me rreth 2 kg.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!