Përshëndetje Lorela! I lexoj shkrimet tuaja gjithmonë dhe vendosa të shkruaj edhe unë për problemin tim ose më saktë vesin tim. Unë jam një djalë 31 vjeç dhe që kur kam qenë i vogël fshihesha nëpër shtëpi, dollape e ku të gjeja për të trembur njerëzit. Atëherë familja ime qeshte dhe e kuptonte që isha fëmijë dhe i praptë por unë akoma nuk kam hequr dorë, kam qejf të tremb njerëzit. Çfarë kam kështu?
Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Të përshëndes e të falënderoj që na ke shkruar! Pyetja jote është shumë interesante në fakt dhe lidhet me motive e arsye që shpeshherë qëndrojnë përtej sjelljes që shfaqet e duket. Për sa kohë individi është fëmijë, jo rrallëherë luan në ato forma që thua dhe ti, duke u fshehur e duke dalë papritur për të trembur të tjerët. Në shumicën e rasteve, kjo është pjesë e lojës, e dinamikave fëmijërore, një mënyrë për të tërhequr vëmendje tek të rriturit dhe nuk lidhet me motive negative, për të bezdisur dhe mërzitur të tjerët. Pra, sipas këtij këndvështrimi, mund të konkludojmë se kjo mënyrë loje është pjesë e aktiviteteve që bashkëshoqërojnë fëmijët përgjatë zhvillimit të tyre. Nëse këto tendenca vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në moshën e rritur, ashtu siç ti tregon pra, nuk është më fjala për një element tipik që identifikohet në moshën e rritur. Ka shumë mënyra sesi njerëzit tremben, nuk e dimë me saktësi dhe konkretisht se për cfarë e ke fjalën, por do përpiqem të të shpjegoj në parim.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!