Në kohë furtunash peshkaqentë përpiqen t’u shpëtojnë katastrofave ,t’u shmangen stuhive vdekjeprurëse, të ruajnë ekzistencën .Ndërsa peshkaqenët e krimit dhe të politikës shqiptare, edhe pse furtuna e vetingut po vjen ,ata ndihen mospërfillës ,agresivë dhe fodullë ndaj aksionit kundër krimit .Pse ?Ende ata vërtetë besojnë se pushteti i krimit do të jetë më i fortë se reforma në drejtësi dhe operacioni ndërkombëtar ,antikrim? Meqënë se krimi ka kapur majat e pushtetit legjislativ ,ekzekutiv ,të drjtësisë dhe pushtetin e katërt ,atë mediatik ,ata besojnë se kjo piramidë është e pathyshme? Apo mendohet se përderisa korrupsioni dhe krimi shqiptar ,nuk është i izoluar, por ka pasur dhe ka mbështetjen e mafies ndërkombëtare ,ai do të jetë i pathyeshëm? Kush vallë i bën kryekriminelët shqiptarë trima kaq të çartur?
E vërteta është se ata nuk janë trima, por frikacak të rëndomtë , që e ndiejnë se toka po u rrëshqet nën këmbë .Trimërimi i tyre përpara qametit ,akuzat e ndërsjellta pozitë- opozitë ,denoncimi i listave me peshqit e mëdhenj ,natyrishtë të kundërshtarit dhe asnjerit në stanin e tyre ,çuarja e kësaj lufte deri në ekstrem ka si synim , mundësisht arritjen e një kompromisi dhe lëshimeve të ndërsjellta mes pozitës dhe opozitës , me synim sabotimin e operacionin antikrim dhe vetingut, duke e reduktuar këtë luftë në goditjen e cironkave të krimit shqiptar .Dhe kjo ka qënë një politikë dhe strategji e njohur ku kriminelët e politikës shqiptare për t’i shpëtuar ndëshkimit për tragjedinë e vitit 1997 ,grushtit të shtetit ne 1998 ,masakrën e Gërdecit dhe pushkatimin nga qeveria e qoftëlargut të katër demonstrusëve të 21 janarit ,krimet e vjedhjeve të zgjedhjeve , etj , e kanë shpurë konfliktin deri në ekstrem duke kërkuar rolin e faktorit ndërkombëtar si albitër .
Faktori ndërkombëtar shpesh herë ka rënë viktim e këtyre kurtheve ku në emër të qetësisë rajonale dhe asaj të brendëshme ka sakrifikuar parimet e shënjta të demokracisë në Shqipëri ,ka lejuar kompromisin me krimin dhe mos ndëshkushmërinë e banditëve politik shqiptar .Ky është edhe një nga synimet e politikanëve të inkriminuar ,ku edhe sot , me veprime të tilla donkishoteske kërkojnë kompromise dhe lëshime ndaj vetingut .Në interes të këtij qëllimi ,sançot e politikës shqiptare po përpiqen të grupohen dhe të krijojnë fronte lufte ,të bashkojnë rreth këtyre aleancave dhe grupimeve mercenar ,falanga të krimit të fshehur nga ndëshkimi ,një kope zagarësh besnikë që paguhen të lehin për të mbrojtur krimet dhe kriminelët ,një kategori nënpunësish mediokër që më injorancën dhe servilizmin otoman , në mbrojtje të padronëve kriminelë që zotrojnë pushtet ,janë gati të sulmojnë edhe Amerikën edhe BE , madje edhe vetë zotin në qiell . Dhe nëse dështon qëllimi i tyre për t’i detyruar ndërkombëtarët drejt një kompromisi , për ta çvleftësuar në përmbaitje vetingun. Ata përmes qëndrimeve agressive dhe të çartura synojnë të prishin ekuilibrat politikë ,të çvendosin akset e aleancave strategjike ,të bëjnë diversion mes partnerëve ndërkombëtarë ,t’i kthejnë sytë nga lindja duke braktisur rrugën atlantike të Shqipërisë . Shpresa e tyre në rrugën antiveting janë disa rryma dhe forca të brendëshme dhe të jashtëme të cilat i bashkon antishqiptarizmi ,krimi , korrupsioni dhe politikat revanshiste ndaj Shqipërisë .Edhe politikat që po ndiqen për ta politizuar krimin duke i dhënë ngjyra partiake është mënyra më e mirë për ta mbrojtur atë ,për t’i hequr opozitarizmit parimësinë ,vlerat morale dhe për ta kthyer luftën politike si një luftë bandash dhe kriminelësh .Ata që sot janë më të trembur nga operacioni antikrim ,edhe pse janë vetë baballarët e krimit dhe korrupsionit ,krijojnë të ashtëquajturat fronte dhe aleanca kundër krimit ,vënë në lëvizje policin dixhital ,organizohen për beteja në mbrojtje të krimit .Nëse këtyre karagjozëve politikë u ka mbetur një fije nder dhe moral ,sot duhet të heshtin ,dhe t’i nënshtrohen vetingut ,të sistemojnë dosjet për të shpëtuar ndonjë nga pronat e vjedhura ,të gjejnë avokatë të kualifikuar për t’u mbrojtur nga krimet makabre të bëra prej tyre .Eshtë koha që do të flasë drejtësia dhe jo politika e kriminuar ,se sot në opozit ëdhe në luftë me krimin janë ndërkombëtarët dhe strukturat e vetingut dhe jo aleancat fantazëm të krijuara nga opozita e inkriminuar ,janë viktimat e krimit dhe të korrupsionit dhe jo padronët e tyre ,është populli dhe jo pashallarët dhe kalorësit e krimit .Sa më pak të flasë politika , aq më i suksesshëm do të jetë operacioni për çlirimin e Shqipërisë nga krimi dhe kriminelët .Le të shpresojmë se janari i vitit të ardhëshëm nuk do të jetë si prilli ,qershori ,shtatori apo nëndori i vitit që jemi , ku sipas prognozave politike të brendëshme dhe ndërkombëtare ,u tha se peshqit e mëdhenj të krimit shqiptar ,në këto muaj , do të binin në rrjetë .Le të shpresojmë .Shpresa vdes e fundit .
.Agron BERDAJ