Padyshim që “Baba Omer” është një ndër ikonat e kinematografisë turke, duke numëruar deri më tani qindra role në kinema dhe teatër, të cilat kanë bërë që sot e kësaj dite ai të jetë aktiv falë jetës në skenë.
Mjeshtri i madh turk, Emin Olcay së bashku me disa kolegë të tjerë turq ishte i pranishëm në Tiranë, fundjavën që lamë pas duke marrë pjesë në panelin me temë diskutimi, “E Tashmja, e Sotmja dhe e Nesërmja e Kinemasë Turke”, ku secili prej tyre ndau eksperiencat personale.
Për frekuenca.com, “Baba Omer” rrëfeu disa detaje mbi jetën dhe veprimatarinë e tij, madje nuk hezitoi të japë edhe një mesazh për rininë shqiptare.
Siç duket lidhja e tij me Shqipërinë nuk është rastësore, pasi ai tregoi se prejardhja e gjyshit të tij është nga një rajon në afërsi të Korçës, ndërsa gjyshja nga Janina.
“Baba Omer” , 53 vite në skenë…Ndër qindra projekte të realizuara kë veçoni?
Po, prej 53 vitesh jam në këtë profesion, ndërsa rreth 30 vite kam punuar në teatrin shtetëror. Normalisht që në këto 53 vite kam luajtur në qindra projekte. Kam dhe filma të realizuar, por megjithatë roli që kam luajtur në serialin ‘Lugina e Ujqërve’, roli i Baba Omerit u pëlqye shumë.
Përse mendon se ky rol është pëlqyer më shumë?
Normalisht që un e di edhe arsyen e kësaj gjëje. Roli që unë kam luajtur tek Lugina e Ujqërve ishte një rol për të cilin isha i vetëdijshëm. Për mua ai rol ishtë një shërbim. Njerëzit në atë serial dëgjuan atë që dëshironin të dëgjonin nga unë. Si rrjedhojë këtë rol e vazhdova për 12 vite.
Pas përfundimit të serialit “Lugina e Ujqërve”, me çfarë projekti u more?
Pas këtij projekti, duke ndjekur përsëri zërin e ndjekësve të mij, unë isha pjesë e projektit ‘Miqtë e zemrës’ tek radio TRT, në të cilin u realizuan 30 pjesë dhe në to kam shpjeguar 1800 histori nga misticizmi Islam.
Po aktualisht ku jeni përqendruar?
Shërbimi im në këtë fushë vazhdon. Momentalisht në kuadër të një projekti teatral në Stamboll, kam marrë përsipër rolin e Vejsel Karani-t. Më parë kam luajtur edhe role të tjera të ngjashme me këtë. Un e di se çfar kërkojnë njerëzit nga unë dhe punoj për të realizuar këtë. Krahas këtyre unë kam edhe një tjetër projekt me temë, “A është ngopur uni dhe egoja ime” në të cilën luaj prej 7 vitesh.
Një tjetër fushë ku ju shfaqni inters është dhe muzika, të cilën ju e konsideroni si një “detyrë” që duhet ta mbani mbi supe. Përse?
Po interesi im për muzikën është i madh dhe këtë e tregon edhe fakti që jam pjesë e një grupi folklorik. E quaj “detyrë” dhe si një pëgjegjësi mbi supe, pasi zëri im është përdorur në shumë projekte të miat dhe sidomos në atë të Luginës së Ujqërve. Përveç një projekti, në të gjitha rastet e tjera është përdorur zëri im dhe mendoj se kjo është më origjinale, pasi në këtë mënyrë mund të përcjellë më mirë atë që synoj tek shikuesi.
Jeni 71 vjeç dhe dukeni shumë në formë. Keni ndonjë sekret për këtë pjesë?
Puna e palodhshme në kinema dhe teatër më mban aktiv. Megjithatë tashme mbaj shkop dhe kam vënë edhe “stand” në damarë, pasi kam probleme që vijnë bashkë me moshën, por kur ndodhem përpara kamerave apo në shfaqe vë re se shëndeti im është më mirë.
Çfarë ju solli në Shqipëri këtë herë?
Kam ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në mbrëmjen gala të filmit, “Olcay”.
Keni ndonjë mesazh për të rinjtë shqiptar?
Bashkë me bashkëshorten time, Emine Olcay e cila ka qenë pjesë edhe e Luginës së Ujqërve, kemi një atelie arti në Stamboll e cila mban emrin tonë. Atje kemi të rinj që marrin kurse të ndryshme në fushën e artit. Të rinjtë duhet të bëjnë art edhe nëse atë nuk e konsiderojnë si një profesion. Nga një person që merret me art nuk vjen asnjëherë një e keqe. Të merren me art, me muzikë dhe do të njihen me rehatinë shpirtërore. Në këtë mënyrë do të kuptojnë se sa me dashuri do të shohin personin përballë. Nëse të rinjtë jetojnë duke marrë mësime nga Kurani dhe nga ajo që na ka sjellë Pejgamberi Muhammedi (as) dhe nësë kuptojnë që brenda çdonjërit prej nesh ka një shpirt që sado vonë, do ta dorëzojmë, atëherë do të sillen shumë më ndryshe. Si mund të sillem unë keq kur ajo që është brenda meje, është edhe brenda teje dhe brenda çdokujt që është përballë nesh?/frekuenca.com