Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Djemtë kërkojnë vajza
Arjola Shehu: Do ta ftoj sërish Edi Ramën
Pse rri llampa ndezur?

Arjola Shehu: Do ta ftoj sërish Edi Ramën

Është moderatorja më e suksesshme e momentit. Në një emision aq të dashur si “Kush vjen për drekë” në TV Klan nga e hëna në të premte, Arjola Shehu me të ftuarit e saj sjell humor, buzëqeshje, pozitivitet dhe ka aftësinë të fiksojë pas ekranit audiencën dhe ta kthejë kështu këtë emision në më të ndjekurin në televizion.

 

Fabjola Kuburi:-Arjola përshëndetje! Më thuaj, për ty puna në televizion ka qenë një ëndërr?

Advertisement

Arjola Sheu:- Ekrani ka qenë një ëndërr, të bëhesha pjesë e kinemasë ka qenë ëndrra, mendoj se në një farë mënyre po i realizoj disa synime dalëngadalë.

-E pate të vështirë kalimin nga “Tek Unë” tek “Kush vjen për drekë”?

-Të vështirë nuk do thoja, megjithatë ishte le të themi, ngarkesë emocionale. Ky fillim i ri dhe shkëputja nga familja nga ku i krijova dhe që e kam dashur shumë, sepse InTv për mua ka qenë tamam një familje!

-Jam shumë kurioze të di se çfarë ndjesish e shoqërojnë kalimin nga njëri ekran në tjetrin?

-Ndjesi të bukura, ndjesi pozitive! Unë kalova në kanalin më prestigjoz në Shqipëri dhe kjo ishte në planet e mia të së ardhmes dhe të jem e sinqertë nuk e mendova se e ardhmja do vinte kaq shpejt, kështu që ishte lumturi e madhe të bëhesha pjesë e këtij ekrani. E nga ana tjetër ishin ndjesi të bukura edhe sepse mora bekimin e drejtuesve të televizionit InTv që më ofruan mbështetjen e tyre të plotë dhe treguan një dashamirësi të jashtëzakonshme kundrejt meje! Ishte ajo që më duhej për të nisur këtë kapitull të ri.

-Në puntatën e fundit të “Tek Unë” i ftuar ishte kryeministri shqiptar Z. Edi Rama, më trego si e pranoi ftesën tënde dhe çfarë do mbahet mend gjatë nga ajo puntatë?

-Për vetë atë që përfaqëson edhe rëndësinë e figurës së tij, sigurisht episodi i fundit ku i ftuar ishte z.Rama, ishte guri më i çmuar në të gjithë atë kolanën e jashtëzakonshme, siç më pëlqen mua ta quaj, të të gjithë të ftuarve që unë kam patur në emisionin tim! Ishte një intervistë me shumë emocione për mua dhe besoj, rrallë mund të na ketë ndodhur ta shohim Z. Rama në të tilla formate, e ndoshta kjo ishte edhe e veçanta e kësaj interviste. U përpoqa që teksa hartoja pyetjet, të mos bëhesha e përsëritur për gjëra që ndoshta mund të na kishte rastisur t’i dëgjonim më parë. Shpresoj t’ja kem dalë mirë.

-Do ta ftosh edhe tek “Kush vjen për drekë”?

-Politikanët kanë qenë pjesë e emisionit “Kush vjen për drekë” që në javën e parë, kështu që të gjithë janë të mirëpritur tek unë! Por sigurisht që dita e një Kryeministri është shumë e ngarkuar.  Megjithatë, ftesa nuk do mungojë padyshim.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemtë kërkojnë vajza

Next Post

Pse rri llampa ndezur?

Advertisement