Reshat Arbana ka një nur plot hir skenik, e personalitet, që e bëri të ndriste në artin e shtatë. Ai zotëron trekëndëshin e artë: pamjen, zërin dhe interpretimin drithërues. Aftësia që kishte për të zënë miq, shoqërimi, qëndrimi dhe bisedat me njerëz të profesioneve dhe moshave të ndryshme, psikologjia dhe mentaliteti i tyre, e bënë që të qëmtonte dhe sjellje të njerëzve të thjeshtë, duke krijuar një bagazh eksperiencash të pafundme në rolet e tij…
Albert Z. Zholi: -Si hyri Reshati në rrugën e artit?
Reshat Arbana: – Hyrja në rrugën e artit ishte si një ëndërr pasionante. Ishte një dëshirë organike që trupi e ushqente në çdo çast. Ndjehesha i ngazëllyer, kur takoja aktorët e teatrit. Kisha mall dhe dashuri njerëzore për ta. Isha kurioz për mënyrën si ata përgatisnin rolin, për provat, emocionet që përjetonin kur ato përcillnin personazhin në skenë. Përpija gjithçka, më tregonin dhe bashkë me to ndjeja admirim, përulje, pasion. Rrija me orë të tëra para teatrit dhe kur takoja ndonjë aktor të njohur, çuditesha, që ato ishin aq njerëzorë dhe të thjeshtë. Ëndërroja të takoja yjet e skenës si Mihalin, Naimin, Pjetrin, Prokopin, Sulejmanin, Gjonin, Lazrin, Luanin, Nikollën, Marijen e Violetën, Dritën, Afërditën, Margaritën, Pirron e shumë aktorë, e aktore të tjerë të mrekullueshëm. Më dukej vetja krejtësisht i vogël përballë tyre, ndaj gllabëroja, çdo detaj që kishte të bënte me artin e tyre të bukur. Asokohe, nuk e mendoja aspak që ajo dashuri dhe pasion që kisha për teatrin, do më rreshtonte dhe mua, të voglin, përkrah të mëdhenjve, idhujve të mij. Kontakti me ta dhe eksperienca e tyre, do ishin shkolla më e madhe.
-Ç’kanë ndryshe aktorët nga njerëzit e tjerë?
– Artistët janë njerëz të çuditshëm! Janë “open minds”. Janë thesare. Janë të ndjeshëm deri në kockë. Ata ta thonë të vërtetën në sy. Me ta grindesh për principe. Por ato dinë të falin. Kanë një botë të brendshme, që ngjan me një zabel natyre të hijeshuar. Të interpretosh një personazh tjetër që mund të jetë një mashtrues, një koprac, një i çmendur, etj duhet një punë përgatitore e veçantë. Sepse duhet të hysh thellë, në qenien dhe gjakun e tyre, në gjithçka.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!