Emrin e saj e gjen kudo ku përmendet arti, në muzikë, në filma, në teatër, në spektakle sidomos humori. Këtë herë, ajo është bërë pjesë e “Portokalli” spektaklit të humorit më të ndjekur në televizionet shqiptare. Markela Dede, na tregon si ka nisur këtë sezon në “Portokalli”, si ndihet ajo aty, e shumë të tjera që do i lexoni në intervistën që realizuam me të!
Fabjola Kuburi:-Përshëndetje, Markela! Si je? Me sa duket kjo verë që sapo iku paska qenë mjaft e suksesshme për ty..!
Markela Dede:- Kështu duket apo kështu është?! Qesh. Ka qenë vërtet, nuk ankohem dot.(Buzëqesh)
-Ti tashmë je pjesë e “Portokalli” në këtë sezon të ri. Si ka nisur ky sezon?
–Është fillimi dhe shpresoj që unë ta kem nisur me këmbën e mbarë.
-Cili është mendimi i parë që vjen sapo shkel skenën e “Portokallisë” ditën e shfaqjes?
– Uroj të shkoj gjithçka mirë dhe ashtu shkon vërtetë, sepse aty punohet me dashuri, punohet gjatë gjithë javës që të arrihet diçka rezultative në shfaqje dhe publiku të mbetet i kënaqur.
-Si ishin hapat e parë?
– Si hapat e parë, të ngadaltë por të saktë.
-Cili ishte kolegu/ja me të cilin u miqësove menjëherë?
-Me të gjithë, unë i kam miq të gjithë sepse njihemi nga Akademia, kështu që kjo pjesë nuk ka qenë e vështirë për mua.
-Sa humor ke në jetën e përditshme?
–Ka gjëra në jetë që duhen trajtuar me seriozitet rigoroz. Pra çdo gjë ka vendin dhe momentin e vet.
-Do ti vazhdosh të dyja edhe muzikën edhe aktrimin?
-Sigurisht, projekte të reja në muzikë presin.
-Muzikë, aktrim, çfarë pasioni tjetër ka Kela që nuk e dimë akoma?
– Pasionet janë të shumta, varet se sa kohë të ngelet për ti praktikuar apo nëse ke gjëra të tjera primare të cilave ju nevojitet përkushtim dhe dashuri.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!