Shkëlzen Berisha është padyshim një nga meshkujt më të hijshëm që janë pjesë e jetës publike në vend dhe këtë më mirë se gjithë të tjerët e di partnerja e tij Armina Mevlani. U bënë vite që ata janë tashmë krah njëri-tjetrit dhe nuk mungojnë as daljes së bashku nëpër evente. Ndërkohë që nuk mungojnë as komentet e ndërsjellta të të dyve në rrjetet sociale. Më e fundit ka qenë ku Shkëlzeni kishte freskuar foton e tij të profilit në rrjetet sociale, ndërsa Amina ka lënë një koment mjaft pikant ‘’Do të më çmendësh”?? i shkruan ajo. Ndërsa Shkëlzeni ia kthen se vetë ajo ia ka bërë foton, duke i zbuluar kështu sekretin.
Advertisement