Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Valbona Kola: Falja e dashurisë

Ka nga ato këngëtare që e kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt muzikës që kur kanë qenë në hapat e para të jetës dhe duket sikur kanë lindur me muzikën. Njëra prej tyre është edhe Valbona Kola, nga Rubiku por që këndon më shumë jashtë Shqipërisë. Valbona është shumë e lidhur me muzikën dhe nuk e shikon nga ana financiare por nga pasioni.

 

Fabjola Kuburi:- Valbona, do të na e tregosh historinë tënde të dashurisë me muzikën dhe këngën?

Advertisement

Valbona Kola:- Sa përkufizim i bukur! Është tamam një histori dashurie. Më duket sikur kam lindur bashkë me këngën. Jam nga Rubiku i Mirditës dhe  kam kënduar që në moshën 16 vjeçare në evenimente të vogla në Pallatin e Kulturës së vendit tim dhe më pas për shkak të shkollës u largova nga muzika për t’u kthyer sërish, sepse dëshira për të kënduar ishte shumë e madhe. Kemi një marrëdhënie të pazgjidhshme me njëra-tjetrën.

– Valbona, pse zgjodhe të këndosh?

– Kam zgjedhur të këndoj sepse siç ju thashë, që e vogël kam pasur dëshirë dhe pasion për të. Nuk e shoh muzikën si punë por për të realizuar një ëndërr timen dhe për të çuar në vend një fjalë të vëllait tim që nuk jeton më dhe që më thoshte gjithmonë “ Bona,  ti një ditë do të bëhesh këngëtare…”

-Ti këndon jashtë Shqipërisë më shumë në mos gaboj…?

– Këndoj edhe në Shqipëri në dasma  apo gëzime të tjera familjare, por edhe nëpër Diasporë. Kam kënduar në Kosovë, Gjermani, Austri dhe Itali.

– Nuk ke menduar për ndonjë klip për t’u prezantuar më mirë në publik?

– Po, aktualisht jam në punë e sipër për të sjellë një këngë për t’u njohur nga publiku dhe për të sjellë pak nga vetja.

– Pra, ky klip do vijë në një të ardhme të afërt?

– Po, kam gati një këngë e zhanrit baladë, e cila pritet të dalë në tetor dhe shpresoj që publiku ta pëlqejë. Kënga do titullohet “Falja e dashurisë”. Teksti i saj është shumë i bukur dhe shpresoj që kjo këngë dhe klip të flasë më mirë për mua.

– Të merresh me muzikë do të thotë të rrezikosh e ndoshta edhe të dështosh. E ke menduar ndonjëherë dështimin?

– Të jem e sinqertë, asnjëherë. Unë kam shumë vite që këndoj në festa, gëzime familjare e lokale live dhe kjo më ka dhënë besim në vetvete që këngët e mia që do sjell do të kenë sukses dhe për këtë jam e sigurtë.

– Valbona,  si do ta përkufizoje veten?

– E komunikueshme, modeste, e ndjeshme dhe me karakter të fortë.

– Kujt ia dedikon arritjet e tua deri këtu ku je?

– Normalisht, familjes sime, vetes por edhe publikut tim që më ka bërë pjesë të gëzimeve të tyre.

– Cila është motoja jote në jetë?

– Jam njeri optimist që shikon gjithmonë përpara, pa u ankuar për të shkuarën.

– Si reagon kur të ndodh diçka e pakëndshme?

– Në fillim mërzitem, pastaj mendoj më shumë dhe them se ditë më të mria do vijnë, njerëz jemi edhe na ndodh që të pezmatohemi apo mërzitemi. (Buzëqesh)

– Dhe së fundi, çfarë mbeti pa thënë në këtë intervistë?

– Mendoj se i thamë të gjitha, për momentin. Në të vërtetë, u ndjeva mirë në këtë rrëfim timin të sinqertë. Unë jam një lexuese e rregullt e gazetës “Intervista” dhe përfitoj nga rasti t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Irene Zhuri ( Eni ): Muzika popullore, tradita jonë

Next Post

Elizabeta Kalaj: Ja pse e dua kaq shumë …!

Advertisement