E dashur psikologe, kemi një problem të madh. Në jemi një çift nga Tirana që po shkon drejt divorcit. E morëm këtë vendim bashkarisht me partnerin sepse marrëdhënia jonë prej shumë kohësh ka probleme serioze, mosmarrëveshje, zënka, keqkuptime, mërzi. Ne kemi një vajzë të vogël 10 vjeçe dhe nuk dimë si t’ia themi që do ndahemi sepse nuk dimë se si do e presë këtë lajm . Ju lutem na jepni një mendim. Faleminderit
Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com: Përshëndetje e dashur dhe të falenderoj që na shkruan! Më bëhet qejfi që në çift keni arritur të merrni një vendim të përbashkët me qetësi dhe qytetari, pasi në kontekstin shqiptar shumë herë divorci është burim konfliktesh dhe problematikash të njëpasnjëshme. Në moshën që është vajza juaj, ajo është në gjendje të kuptojë shumë mirë se çfarë po ndodh. Megjithatë, kjo i duhet shpjeguar me qetësi e fjale të thjeshta, duke i thënë mbase se edhe pse prindërit e kanë përzemër dhe e respektojnë njëri-tjetrin, kanë parë të arsyeshme të mos jetojnë më bashkë. I duhet shpjeguar që martesa nuk po shkonte siç duhej kohët e fundit, e në këtë situatë ajo nuk ka fare faj dhe përgjegjësi (kjo është shumë e rëndësishme të nënvizohet pasi fëmijët shpeshherë e konsiderojnë veten fajtorë dhe shkaktarë të divorceve të prindërve). Fill pas kësaj, vajza duhet siguruar që do të marrë dashurinë, afeksionin dhe mbështetjen e pakushtëzuar nga ana e të dy prindërve. Nuk duhet fajësuar prindi tjetër dhe në asnjë mënyrë të përdoret fëmija për t’u bërë aleat me njërin apo tjetrin prind. T’ja komunikoni lajmin e divorcit vajzës së bashku me bashkëshortin, apo të zgjidhni që secili prej jush të flasë në mënyrë individuale me të, është zgjedhja juaj në varësi të raportit që keni me njëri-tjetrin.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!