Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si e mahnita jurinë e “Idol” në Suedi?

Shqiptarët, kur bëhet fjalë për arritje në art,  kanë bërë emër kudo nëpër botë dhe këtë e kanë treguar emra si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Elhaida Dani e shumë e shumë të tjera që kanë shkëlqyer dhe kanë ngritur lart emrin e shqiptarëve. Njëra prej tyre, e cila kohët e fundit është kthyer edhe në kryefjalën e lajmeve kulturore, është Erika Bitanji, shkodrania 17 vjeçare që ka arritur shumë në “Idol 2017” në Suedi. Ne kontaktuam me Erikën dhe ajo na tregoi si arriti deri në fazën e netëve live në këtë shou ku konkurentët kanë qenë mbi 1500.

 Fabjola Kuburi:-Erika Bitanji, emri yt është lakuar kaq shumë kohët e fundit në Shqipëri dhe jo vetëm, për mirë falë Zotit, a mund të bësh një prezantim për lexuesit e gazetës tonë?

Erika Bitanji:- Quhem Erika Bitanji, lindur në vitin 2000 në Athinë dhe e rritur deri në moshën 14 vjeçare. Kam 3 vite që jetoj në Suedi,vij nga një familje shkodrane mjaft e njohur për sportdashësit shqiptar dhe jo vetëm. Që në moshën 6 vjeçare fillova të aktivizohem në dancin latin, spikata menjëherë dhe për vite me radhë isha kampione absolute. Pas transferimit në Suedi në moshën 14 vjeçare vazhdova të aktivizohem në dance por në mungesë të një partneri të mirë rezultatet nuk ishin ato që prisja. Në mbarimin e klasës së tetë, mësuesi më caktoi të këndoja në festën e shkollës ku edhe mora komplimentet e para për zërin tim. Kjo u bë një shtysë për të filluar më intensivisht me këngën. Në mars të këtij viti vendosa të regjistrohem në “Idiol Sverige”. Në këtë eveniment morën më shumë se 15000 konkurentë, kaluam disa faza që të dilnim para jurisë. Mund të them se deri tani çdo gjë ka shkuar perfekt dhe besoj se mund t’ja dal megjithse kam përpara një rrugë të gjatë.

Advertisement

-Le ta themi Shkodra ka talente pa fund, je krenare që je nga Shkodra?

Kur dëgjoj prindërit të flasin me krenari për artin dhe kulturën e Shkodrës edhe unë ndjehem krenare që them jam shkodrane. Çdo vit në verë vij në Shkodër për pushime dhe e ndjej nga afër dashurinë e popullit shkodran per kontributin që mamaja ime ka dhënë për sportin shqiptar. Shkodra për mua është dashuri e pashtershme. Aty janë njerëzit e mi më të dashur.

-E kishe menduar që do arrije deri në këtë fazë në “Idol 2017”

Të them të drejtën e kam ndjekur që kur kam ardhur në Suedi, e bazuar në cilësinë e viteve të kaluara hyra me besim se do arrija diçka të bukur por këtë vit ka me të vërtetë zëra të mrekullueshëm dhe ia vlen të ndiqet. Edhe pse ka konkurencë të fortë besoj se do eci përpara.

-Ti ke jetuar edhe në Greqi, por suksesin e gjete në Suedi, çfarë ka ndryshe Suedi që të ndihmoi kaq shumë në art?

 Në Greqi unë isha e lumtur, kisha rrethin tim si një kampione danci me prespektivë edhe për të rriturit. Çdo gjë ishte super, kur shkova në Suedi gjërat ndryshuan, më mori kohë të gjej një partner të denjë për gara, shoqëria e re, asgjë nuk ishte më si më parë. Kënga m’u duk si një zgjidhje e mirë për të ecur përpara sepse nuk do isha e varur nga partneri por nga mundësitë e mia personale. Vlen të përmendet këmbëngulja e mësuesit dhe e prindërve që më inkurajonin çdo çast duke më thënë se ke mundësi të ecësh në këngë.

-Me cilën këngë e mahnite jurinë?

-Në të gjitha këngët kam patur vlerësime të mira por ajo që i mahniti ishte “Chandelier” e Sia-s.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Marlen Qelia: “Kënga ime” flet për mua…!

Next Post

Djemtë kërkojnë vajza

Advertisement