Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Enjela Qema prezanton “Kavalierin”
Nga Endrit Hoxhaj: …për atletet e Edi Ramës dhe veshjen e politikës shqiptare!
“Eja Më Shiko” E KMC-Së, Hiti I Të Dashuruarve

Nga Endrit Hoxhaj: …për atletet e Edi Ramës dhe veshjen e politikës shqiptare!

Leksion për stinën e re parlamentare

Veshja e politikanëve ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga opinioni publik sidomos së fundmi. Ata diskutohen gjithnjë edhe se janë në vijën e parë të përballjes me publikun. Shpesh herë politikanët, burra, gra e vajza, janë kopjuar nga njerëzit ose kanë qenë shembull modeli për shumë të tjerë. Ndonjëherë janë të padenjë në veshjet e tyre, të cilat duhen kombinuar edhe me profesionin që kryejnë. Jo rrallë janë dhe politikanët që kanë huazuar (kopjuar) modele nga jashtë, ku herë kanë qëlluar e herë jo, duke mos qenë fare dinjitozë… Këtu mund të futet edhe rasti i kryeministrit tonë Edi Rama, i cili është kritikuar në parlament nga Astrit Patozi e nga shumë të tjerë, përfshi këtu dhe mediat, që e kanë kryqëzuar për veshjen e tij jashtë etikës parlamentare dhe asaj ndërkombëtare. Veçanërisht takimet botërore ku Rama prezantohet me atletet e tij. Së fundmi, ai (Kryeministri ynë), është përjashtuar për shkak të atleteve nga fotoja e Samitit të Podgoricës! Dhe kryeministri Edi Rama e ironizon gjithnjë këtë fakt, duke thënë se prej kohësh veshja tij është përqeshur, diskutuar dhe në fund është kthyer në modë. Së fundmi, lë për të dëshiruar prezenca me tuta në grumbullimin që i bëri qeverisë në Vlorë… Le të ndalemi pak te trendi i veshjes në analizën tonë. Vitet e fundit është vërejtur një sofistikim në veshjet e politikanëve shqiptarë. Me sofistikim duhet të nënkuptojmë ndryshimin e shijeve personale, “përmirësimin” e tyre për të krijuar një stil vetjak edhe pse jemi larg standardeve europiane të përfaqësimit. Në veshjen e politikanëve shqiptarë gabohet shumë. Përfaqësuesit e popullit shpesh refletkojnë brande shumë të shtrenjta që nuk i shikon askund tjetër te politikanët europianë apo ata botërorë. Politikanët tanë kanë dy lloj paraqitjesh. Janë sa më të thjeshtë e të afërt me popullin që i voton gjatë fushatave elektorale dhe super luksozë në jetën politike e jo politike që bëjnë. Falcitetin e tyre njerëzit kanë filluar ta kuptojnë në shumë raste. Politkikanët meshkuj mendojnë se me një kostum firmato mund të duken të thjeshtë. Në këtë pikë ata janë defiçitarë pasi me ngjyrat e nderzura, dizenjot dhe kombinimet allashqiptarçe janë të gabueshëm dhe larg stilit modern. Opinioni publik u trondit kur para do kohësh u publikuan markat e orëve dhe bizhuve të tyre. Çmimet ishin marramendase. Një orë dore kapte 100 mijë eurot apo një palë syze kushtonin 20 mijë euro. Nuk kemi llogaritur këtu makinat e tyre të BLINDUARA. Theksoj se në shumë raste, për të mos thënë në përgjithsi, veshja e tyre stononte me aksesorët e zgjedhur për “zhurmë”. Ky mendim vlen edhe për femrat tona politikane. Të vishesh shtrenjt nuk është njëlloj si të vishesh bukur… Veshja është edukatë, kombinim estetik dhe komunikim. Më shumë është komunikim, pasi në bazë të saj të gjithë mund të komunikojmë pa folur fare. Thjeshtësia kurrë nuk del nga moda, por politika shqiptare pikërisht këtë gjë s’e kupton. Një stil unik mund ta ketë secili prej nesh, sikundër politikanët tanë duhet ta prezantojnë atë brenda imazhit që përditësojnë. Autori i shkrimit është opinionist mode ose editor mode te dyja qendrojne.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Enjela Qema prezanton “Kavalierin”

Next Post

“Eja Më Shiko” E KMC-Së, Hiti I Të Dashuruarve

Advertisement