Moderatorin Kelvi Kadili duket se nuk do ta shohim më në ekranin e In TV. Ju mos u shqetësoni, atë do ta shihni sërish por në një tjetër ekran televiziv. Së bashku me Dojna Memën, Kadili do të drejtojë “Pop Culture” në Top Channel. Ky emision do të zëvendësojë programin tradicional të të rinjve “Selekt”, i cili do të mbyllet përfundimisht në këtë televizion. Kadili u ka rrëmbyer zemrat fansave, me karizmën e tij. Po ashtu edhe moderatorja Dojna Mema është mjaft e pëlqyer për publikun. Karriera e saj si spikere në Top Albania radio dhe si moderatore e “The Top List” në “My Music” arriti kulmin me paraqitjen e saj si prezantuese e “Top Fest” përkrah Ledjon Liços.
Advertisement