Të gjithë e njohin tashmë Aleksandër Gjelajn, këngëtarin shqiptar që jeton në Amerikë, ku është tejet i pranishëm në gëzimet familjare të shqiptarëve që jetojnë në SHBA.
Këngëtari Aleksander Gjelaj, i njohur e i pëlqyer nga një publik i gjërë, pas projektit të shumë pëlqyer, këngës me titull “Ah dashni”, rikthehet sërish me diçka të re e të bukur.
Kënga e radhes mban titullin “Hajde qik” dhe mban vulën e maestros Florent Boshnjaku, që ka krijuar tekstin dhe muzikën e kësaj kënge. E, për videoklipin është përkujdesur produksioni “Sëart Production” nga Tirana.
Videoklipi i këngës “Hajde qik” është lansuar prej disa ditësh dhe mënjeherë ka marrë vëmendjen e publikut. Këngëtari thotë se është i kënaqur me atë se si po ecë kënga e re.
Ky nuk është as projekti i parë e as i fundit i Gjelajt, i cili nuk do të ndalet së prezantuari këngë që pretendojnë epitetin hit.
“Hajde qik” tashmë e ka gjetur publikun e vetë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Diasporë.
Ju ftojmë ta dëgjoni: