Këngëtaret përveç muzikës që ato bëjnë shpeshherë identifikohen edhe për stilin dhe look-un e tyre. Madje ato kthehen edhe si model për një pjesë të fansave të tyre përsa iu përket veshjeve dhe look-ut. Madje dhe vetë këngëtaret midis tyre konkurrojnë edhe në këto aspekte, pasi në kompleks ato krijojnë imazhin e tyre. Por e vetmja këngëtare e cila ka guxuar të thotë troç dhe pa komplekse që nuk ka klas, është Fjolla Morina. ” Nuk kam limite, nuk kam filtra, nuk kam klas, nuk kam vetëpërmbajtje, nuk kam etiketim, thjesht qejf”, shkruan Fjolla Morina në foton e publikuar nga pushimet në Dubai. Ajo së fundmi bashkë me fëmijët e saj po kalon disa ditë relaksi në këtë vend.
Advertisement