Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Enjela Qema: Kavalieri im…!  

 

Enjela Qema, duket se është emri që kohët e fundit ka menduar të pushtojë tregun me prurje muzikore. Ka shumë klipe në treg, mes të cilëve mund të përmendim “Boma hallall moj motër”, “Diamant”, “Sa t’jem gjallë” të cilët kanë lënë shije të mirë tek publiku. Enjela është nga Hasi por karrierën e saj e ka realizuar jashtë trojeve shqiptare. Pritet të sjellë edhe klipin e ri, me titull “Kavalieri” pas bashkëpunimit me tre këngëtarë i këngës “sonte”. Enjela, suksese!

Fabjola Kuburi:- Enjela, përshëndetje! Çfarë mund të na thuash për veten?

Advertisement

Enjela Qema:- Unë jam Enjela Qema, jam nga Hasi, kam shumë vite që këndoj brenda kufijve shqiptarë e jashtë tyre, në Diasporë.

– Pse zgjodhe ta realizosh karrierën tënde muzikore më shumë jashtë Shqipërisë?

– Dëshira ime ka qenë që të këndoja këtu, në vendin tim, por pamundësitë personale, nuk më lejuan ta realizoja. Me mbështetjen e familjarëve të mi, arrita të realizoj pasionin tim. Ndoshta jo në vendin tim, por të paktën bëja atë që mund të bëja më mirë, këndoja.

– Fillimet për çdo profesion janë të vështira. Kështu kanë qenë edhe për ty?

– Po, kanë qenë goxha të vështira sepse kam qenë e vogël e larg familjes, por ia dola dhe u mësova me punën e realizimin e saj sa më të mirë.

– Klipi i ri është një bashkëpunim mes 4 këngëtarëve, dhe titullohet “Sonte”, nga lindi idea e këtij realizimi?

– Nuk ka të bëjë me jetën time e as me diçka timen personale; është një këngë me një tekst të shkruar nga kompozitori dhe që mua m’u përshtat që në momentin e parë që dëgjova demon. Lidhja e kësaj kënge me mua ishte dashuri me dëgjim të parë. (Buzëqesh) Ne të katërt njihemi që më parë, jemi miq dhe kështu vendosëm që të realizonim këtë këngë bashkë me klip.

– Ndërkohë cila është kënga që të bëri të njihesh më mirë nga publiku?

– “Boma hallall moj motër” por edhe “Sa t’jem gjallë” dhe “Diamant” mund të them që kanë qenë sukses dhe janë mirëpritur nga publiku.

– Tani që po të takoj, them me bindje të plotë që je shumë ndryshe nga klipet, ama je shumë herë me e bukur sesa aty. A të ka ndodhur që njerëzit mos të të njohin?

– Kjo ndodh me çdo artist, ndryshe është në televizion dhe ndryshe, live. Nga ana fizike edhe më kanë njohur, edhe nuk më kanë njohur!

– E shikoj që je “ujë dhe sapun”… Nuk të pëlqen makiazhi në jetën e përditshme?

– Në përgjithësi, kështu jam ditën, nuk më pëlqejnë gjërat e rënda dhe pëlqej thjeshtësinë. Vishem thjesht dhe bukur. Unë jam kjo që jam, me familjen, me shoqërinë, me koleget.

– Nëse për një arsye të fortë do të të duhej ta lije këngën, do ta bëje?

– Kënga është jeta ime, pasioni im dhe e bëj me shumë dashuri. Nëse do të kisha një arsye të fortë që do të kishte të bënte vetëm me familjen time, do ta lija, përndryshe nuk do ta lija për asnjë arsye në botë.

– Më the që do të vazhdosh me klipe e me këngë të reja. Ke ndonjë gjë konkrete në dorë?

– Po, kam në dorë bashkëpunime dhe këngë që do i sjell solo, por për momentin nuk mund të them asgjë sepse është në punë e sipër.

– Jashtë Shqipërisë këndon live, por këngët i realizon këtu. Pse?

– Të flasim realitetin, jashtë duhet të kesh mbështetje, njohje me kompozitorë të mirë dhe unë nuk është se kam ndonjë njohje të tillë, ndërsa në Shqipëri ka më shumë mundësi sepse në mos një mik, një tjetër do të të ndihmojë të gjesh një kompozitor të mirë. Në fund të fundit, je në vendin tënd dhe nuk ka askund si toka jote.

– Ku ke kënduar, në cilat vënde europiane?

– Kam kënduar në Belgjikë, Austri, Itali, Gjermani e shumë vënde të tjera dhe të them të vërtetën më kanë pritur kudo mirë.

– Pse zgjodhe Juridikun, çfarë e lidh artin me drejtësinë?

– Sepse e dua drejtësinë dhe urrej padrejtësitë. Jam natyrë e drejtë dhe dua që edhe njerëzve t’u dhuroj drejtësi. Ka shumë njerëz të mirë, të drejtë e të sinqertë, por përballem edhe me padrejtësi. Gjithsesi, mësoj diçka edhe prej tyre.

– Në muzikë, kush është mikesha jote më e mirë?

– Kam shumë dhe nuk dua të bëj dallime sepse nuk dua t’i ngelë hatri askujt. (Buzëqesh) Kam vërtet shumë mikesha këngëtare që i kam shumë për zemër!

– Je shumë e re dhe ke arritur shumë; muzikën, pavarësinë ekonomike. A të ka ngelur diçka që ende e synon?

– Ndoshta edhe më ka ngelur, por deri tani më duket se jam realizuar goxha, kështu që nëse ka ngelur diçka për t’u arritur, me kalimin e kohës, do ta arrij. Synimet i kam arritur gjithmonë.

– Cili është synimi i jetës tënde për të ardhmen?

– Nga muzika nuk largohem asnjëherë, sepse për mua është si fëmijët që i rrit që të vegjël dhe që nuk do të doje të të largoheshin asnjëherë. Unë e shikoj veten te kënga. Pastaj, në të ardhmen, nuk i dihet ç’mund të bëhet. Nuk mund të parashikoj çfarë mund të bëhet këtu e 10 vjet që do të vijnë.

– Kjo do të thotë që ti ecën me plane afatshkurtra?

– Po, nuk dua të planifikoj për më gjatë. Planet afatgjata zakonisht nuk realizohen, kështu që më mirë të mos bëjmë plane.

– Po ditën, e planifikon?

– Ditën e planifikoj ndonjëherë; ndonjëherë i lë gjërat të vijnë dhe bëhen spontanisht.

– A ka një dashuri në jetën e Enjelës?

– Jeta ime është e mbushur me dashuri; kam muzikën. Apo nuk më pyete për këtë?(Qesh)

– Me teknologjinë e lartë, je e lidhur?

– Po, më pëlqen të jem e azhornuar me teknologjinë e fundit.

– Po me rrjetet sociale?

– Jam, por nuk jam shumë aktive. E di që është gabim, por premtoj që në të ardhmen do të jem më shumë.

– Ç’mendim ke për gazetën “Intervista”?

– Gazeta “Intervista” është një gazetë që u ka dhënë mundësinë, jo vetëm neve këngëtarëve të rinj, por të gjithë artistëve në përgjithësi të promovojnë veten dhe të bëhen të njohur për punën e tyre, na jep një mundësi të jashtëzakonshme.

– Na bëj një mbyllje sipas mënyrës tënde…

– Unë jam origjinale dhe fansave të mi u premtoj që do të kenë kaq shumë këngë e klipe sa të kënaqen duke kënduar dhe kërcyer. Familjes sime i premtoj që nuk do ta zhgënjej kurrë. Enjela!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

As modele, as aktore Aurela Hoxha ndërron tërësisht profil! Nuk do e besoni ku do e shihni!

Next Post

“Mungesa e gjumit është si konsumimi i alkoolit”

Advertisement