Këngëtarja Eneda Tarifa do të rikthehet sërish në Top Chanel. Pas një shkëputjeje një vjeçare, Eneda Tarifa do të bashkëpunojë sërish me Top Median, ajo nuk do të kthehet më tek Portokalli ashtu siç mund t’u shkonte mendja të gjithëve. Këngëtarja do të vijë në një tjetër program, “The Voice Kids”, që është version i “The Voice” por për fëmijët. Ajo do të jetë një nga trajneret. Lajmin e ka bërë të ditur vetë produksioni përmes një njoftimi. “Eneda Tarifa gati për një skuadër përrallash! Ajo vjen për herë të parë si trajnere në ‘The Voice Kids’ e gatshme për të punuar e për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël. “, thuhet në njoftim.
Advertisement