Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Fjalëkryqi
Autizmi! Pse janë shtuar rastet e autizmit?
Edi Rama: Çfarë më tha Trumpi?

Autizmi! Pse janë shtuar rastet e autizmit?

Ndërkohe që vite më parë ky term pothuajse nuk njihej nga njerëzit, sot, të gjithë, besoj se dëgjojmë përherë e më shumë për fëmijët autikë. Rastet e tyre janë rritur shumë. Po kështu edhe diskutimet për ta. Pse janë shtuar këto raste, si duhet të sillemi me këta fëmijë, a mund ta përballojnë ata jetën njësoj si të tjerët, etj etj?. Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave zhvilluam këtë javë një interviste me psikologen Lorela Garuli e cila për një kohë të gjatë ka punuar me këta fëmijë pranë fondacionit ”Fëmijët shqiptarë”

– Në opinion është përhapur ideja se numri i fëmijëve me autizëm vitet e fundit është përhapur shumë. E vërtetë është kjo?

– Në fakt, përgjigja e saktë e pyetjes se nëse realisht janë shtuar këto raste dhe në çfarë mase, është pak e vështirë të jepet. Nuk mund të thuhet konkretisht kjo pasi nuk kemi një shifër të saktë sesa ka qenë përqindja e fëmijëve të prekur nga autizmi në të kaluarën. Ajo që dihet, është se duke u përsosur metodat dhe teknikat e diagnostikimit që lidhen me rastet me autizëm, është më e lehtë të identifikohen dhe mund të konsiderohet gabimisht se janë shtuar rastet, ndërkohë që është shtuar ndërgjegjësimi për to.

Advertisement

– Çfarë është  autizmi dhe ku shfaqet ai? Sa fëmijë të tillë ka?

– Autizmi është një çrregullim neurologjik i zhvillimit kompleks që nis përpara moshës 3-vjeçare dhe në përgjithësi zgjat gjatë gjithë jetës. Është pjesë e një grupi çrregullimesh që njihen si çrregullimet e spektrit autik. Sipas të dhënave të organizatës amerikane Autism Speaks, aktualisht diagnostikohen me autizëm 1 në 68 fëmijë, shifër e cila ka ardhur përherë duke u rritur.

– Cilat janë disa nga shkaqet që mund ta shkaktojnë? Cilët fëmijë janë më shumë të predispozuar për t’u prekur ?

– Nuk ka shkaqe të caktuara që sjellin sëmundjen e autizmit. Nuk flasim dot për faktorë mirëfilli përcaktues për autizmin, por për predispozita. Kështu për shembull, mosha e lartë e babait (mbi 55-60 vjec), fëmijët që lindin të dytët apo të tretët pas një fëmije autik tjetër në familje, trashëgimia e gjenetika, përdorimi i alkoolit apo drogave nga prindërit, mutacionet gjenetike, infeksionet gjatë shtatëzanisë ndikojnë në lindjen e fëmijës autik. Por këto nuk janë faktorë definitivë, por në kushte dhe rrethana të veçanta një ose disa prej këtyre faktorëve, mund të shkaktojë autizmin. Evidencat tregojnë se autizmi shfaqet në çdo grup racor, etnik e social dhe është katër herë më frekuent tek djemtë sesa tek vajzat.

– Thuhet në popull se shpesh ndikojne edhe vaksinat që u bëhen fëmijëvë?

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fjalëkryqi

Next Post

Edi Rama: Çfarë më tha Trumpi?

Advertisement