Fustani i bardhë dhe fëmijët e vegjël
Përshëndetje, jam një vajzë 17 vjeçe dhe kam parë në ëndërr sikur isha veshur me fustan nuseje të bardhë dhe kërceja, gjithashtu shihja shumë fëmijë të vegjël sikur luaja me ta. Këtë ëndërr e shoh shumë shpesh dhe frikësohem. Pres përgjigjen tuaj.
Nuk është ndonjë mesazh i keq, kjo është futja e imagjinatës në një situatë të një personi tjetër dhe mendon veten se si do jesh. Ëndrra të jep mundësinë që ta plotësosh atë që do. Ty të duhet kohë deri sa t’a arrish ndaj dhe kjo ëndërr të shqetëson herë pas here. Fëmijët tregojnë që në të ardhmen ti do kesh probleme por që do gjesh zgjidhjen e tyre. Këto ëndrra janë me plot bukuri brenda vetes dhe nuk ke pse të shqetësohesh.
Njerku lakuriq
Përshëndetje, jam një vajzë dhe dua t’iu tregoj ëndrrën e mamasë time. Ajo ka parë në ëndërr mua dhe njerkun tim lakuriq. Unë mundohesha të largohesha nga ai vend dhe njerku zihej me djalin. Si shpjegohet kjo sepse jam në merak?
Nëse vajza ka një njerk nëna gjithmonë është e përkujdesur për vajzën e saj. Mamaja juaj ka një mbingarkesë nga kjo përkujdesje. Një njerk është një i ardhur në familje, kanë bashkuar dy fëmijë dhe janë dy partner. Ata midis tyre kanë marrdhënie të mira dhe ju duhet të mos i fusni hundët në punët e tyre. Mesazhi i kësaj ëndrrë është që ju jeni një familje me përkujdesje dhe secili përkujdeset për fëmijën e vet. Zotëria mundohet ta disiplinoj djalin dhe ta drejtoj në rrugën e duhur. Mamaja me njerkun janë bashkuar bashkë por fëmijët i kanë veç e veç. Mos u shqetëso se asgjë të keqe.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!